Lajmet e fundit

Bugajski: Rusia do të shpërbëhet, koha që Kosova të jetë pjesë e NATO-s dhe poashtu ..

Politolgu i njohur, Janusz Bugajski, në një intervistë për The Geopost, ka folur rreth çështjeve me rëndësi në Ballkanin Perëndimor si dhe Iufën në Ukrainë.

 

Bugajski është shprehur se tani është momenti i duhur që Kosova të antarësohet në NATO.

Për sa i përket përfundimit të Rusisë, ai është shprehur se ajo [Rusia] së shpejti do të shpërbëhet.

Më poshtë mund të gjeni intervistën e plotë:

The Geopost: Sa i rrezikuar është Ballkani Perëndimor nga ndikimi rus? A mendoni se Rusia po zbehet pas pushtimit në Ukrainë?

 

Bugajski: Mendoj se Rusia ka depërtuar gjerësisht në rajon gjatë 10-12 viteve të fundit. Sigurisht, gjatë viteve të fundit Putini kuptoi se kishte ende çështje të pazgjidhura në Ballkan, të cilat ai mund t’i shfrytëzonte në avantazh të Rusisë. Pra, Rusia ka depërtuar në disa vende më shumë se në disa të tjera, natyrisht.

Ka depërtuar në sistemet politike, strukturat e sigurisë, rrjetet e inteligjencës, mjedisin mediatik, disa organizata fetare, organizata kulturore. Pra, përtej kufirit do të thosha se Serbia dhe Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë janë më të prekurat, drejtpërdrejt. Në një shkallë të tillë që do të thosha se Vuçiq dhe Dodik po veprojnë si përfaqësues të Moskës në rajon.

Ka shumë për të debatuar në lidhje me atë se çfarë mund të bëjë Rusia, por unë do të thoja se lufta në Ukrainë, lufta që Rusia filloi në Ukrainë dhe fakti që nuk po shkon shumë mirë do ta inkurajojë Rusinë të jetë më provokuese në rajonet ku ka mundësi që të minojnë interesat perëndimore, rajone këto ku mund të preokupohet NATO-n dhe natyrisht, kandidati më i madh këtu është Ballkani Perëndimor.

 

The Geopost: Elita politike në Kosovë vazhdimisht po bën thirrje për anëtarësimin e vendit në NATO. A mendoni se tani është koha e duhur?

Bugajski: Absolutisht. Nuk do të mund të pajtohesha më shumë ta. Kjo për dy gjëra. Një, qeveria e Vuçiqit e ka treguar shumë më qartë se më parë se është aleate me Rusinë, aleate me regjimin e Putinit. Nuk ka vënë sanksione së bashku me të tjerët. Deri vonë, ajo ende lejonte fluturimet ruse në Beograd.

 

Ajo nuk ka vendosur asnjë embargo tregtare apo energjitike, siç po bëjnë një numër në rritje i vendeve. Ka lidhje tepër të ngushta, inkurajon demonstratat në mbështetje të Putinit, në mbështetje të luftës kundër Ukrainës dhe ne kemi parë shumicën e demonstratave, jo të gjitha sigurisht, por shumica e demonstratave në Beograd kanë qenë pro Putinit dhe pro- Moskës. Pra, kjo është, do të thoja, njëra anë. Kosova duhet të dallohet në njëfarë mënyre nga Serbia. Në shumë aspekte, do të thosha, mund të krahasohet me Ukrainën.