Lajmet e fundit

Si asnjëherë më parë! Balina Bodinaku ndan sekretet nga jeta e saj, nga mëkati deri tek çfarë nuk duron tek vetja…

Balina Bodinaku një zonjushë e vërtetë në plot kuptimin e fjalës. Sharmante, e buzëqeshur dhe gjithmonë on-top në çdo prezantim të saj. E ftuar në D-Night, Bodinaku zbuloi disa sekrete nga jeta e saj private që mbase nuk i keni dëgjuar për të.

 

Një grua luftarake, e cila ka kërkuar gjithmonë më të mirën për veten e saj. Por a jeni kurioz të dini se cili “është” mëkati më i ëmbël që ka bërë?

Dajana: Cilat janë tre gjërat që nuk të pëlqejnë te vetja?

Balina: Të kisha më në kontroll pjesën emocionale sidomos në minutat e para, se di tjetër në përgjithësi më pëlqen vetja, ahhh po edhe dhëmbët që i kam të shtrembër.

Dajana: Çfarë nuk mungon kurrë në çantën tënde?Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte per te ndjekur videon ↓↓ artikulli vazhdon..

 

Balina: Portofoli, çelësat.

Dajana: Sa shofere e mirë është Balina?

Balina: Unë besoj se jam shofere shumë e mirë.

Dajana: Je gjithmonë në top formë dhe kjo duket në çdo dalje tënden. Sa kohë të merr kujdesi ndaj vetes?

Balina: Në fakt nuk më merr shumë kohë nuk jam e fiksuar. Sigurisht kur ke dalje publike duhet të respektosh atë angazhim dhe ata njerëz që janë aty për të të ndjekur ty dhe i jap vëmendje.

 

Eksperienca në BBV, Balina Bodinaku: Nuk e di si u gjenda aty, ishte komplekse dhe shumë intensive
Dajana: Cilës punë i ke thënë JO Balina?

Balina: Fillimisht punës në bankë i kam thënë JO , por edhe Big Brother gjithashtu.

Dajana: Çfarë nuk toleron asnjëherë te personi zemrës?

Balina: Të them tradhti, por jo në kuptimin e ngushtë të fjalës, në kuptimin më të gjerë të mundshëm të saj. Mungesa e komunikimit, sinqeritetit në marrëdhënie janë gjëra që e penalizojnë një marrëdhënie

Dajana: Sa kokëfortë është Balina?Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte per te ndjekur videon ↓↓ artikulli vazhdon..

 

Balina: Më shumë e quaj veten luftarake dhe nuk heq dorë kollaj nga një gjë. Mendoj se për të arritur diçka ka më shumë sesa një rrugë dhe nëse unë nuk e kam gjetur rrugën për të arritur atë gjënë që dua, me siguri thjesht nuk më ka shkuar mendja.

Dajana: Cili është “mëkati” më i ëmbël që ke bërë?

Balina: Po i referohesh ushqimit? {qesh} Nuk e di mund ta bëj skip?

Dajana: Çfarë nuk toleron kurrë gjatë punës?

Balina: Mungesa e bashkëpunimit, kjo është gjëja kryesore që të garanton suksesin.

Dajana: Më shumë fat në dashuri apo në karrierë?

Balina: Në dashuri më shumë, por në përgjithësi e quaj veten me shumë fat.