




Prandaj Edi Rama s’bën fushatë fare në Shkodër. Ose të mbrojnë interest e veta grupet e interesit, ose paçin veten në qafë. Për Edi Ramën kujdeset vetë Saliu. Saliu për vete shihet, është i humbur, ndaj po punon për rilindasit. Si bijës së vet, i lë porosi kandidates socialiste Majlinda Angoni, ta mbajë me nder maskën dhe të çelë dyqane të tjera maskash. Saliu, në fushatë të vet, ka merak se mos koritet bija e Jubanit apo fisi Angonëve të Jugut.
Shkruan Sokol Pepushaj
Aq shumë mëkate ka Sali Berisha, sa nuk i numëron dot. Ka vrarë e grabitur, ka mashtruar e kurvëruar, ka ndarë familje e burgosur njerëz pa faj, u ka marrë lirinë, të drejtat, deri bukën e gojës fëmijëve të shqiptarëve për t’ua dhënë fëmijëve të tij dhe 4 Klaneve Mafioze që drejtojnë 20 familjet kriminale e kontrollojnë çdo cep e cent të këtij vendi.
Prandaj u kthye 30 vjet pas, në vendin e krimit.
Po, nga Shkodra i ka ngjizë mëkatet e para. Njerëzia, nga halli e padija, e shikonte si i dërguar i Perëndisë. Numëronte me gishtërinj tespihet në fill. Çekun e Bardhë, aderimin në Konferencën Islamike, firmat Piramidale, mirësi në këtë jetë e në tjetrën.Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte per te ndjekur videon ↓↓ artikulli vazhdon..





Po ç’bëri?
Bëri veç gjynahe. Tespihet në fill i mbaruan. Të gjitha ja kanë marrë amerikanët dhe po i eksplorojnë. Vetëm atë të parën ja ka ruajtur një mik, një Ali thuhet.
Prandaj sytë e shpirtin i ka tek Bashkia Shkodër. Në këtë fushatë të fundit, ngjan se po shlyen mëkate. Flet përçart. Broçkullit për votimet e 6 marsit, por nuk e përmend emrin e kandidatit. Flet për të vdekurin doktor Ali Spahija. Ali Spahia ka qenë një mjek si gjithë kolegët e tij shëtitës. Megjithëse jo shkodran, pra jabanxhi siç thotë Saliu, ka punuar edhe në Shkodër, ku ka patur suksese. Ka arritur Aliu që pa mbyllur dyert Komiteti Ekzekutiv i Ramiz Alisë, të futet aty, mbi shkresat e komunizmit si kryetari i parë demokrat i asaj godine që u pagëzua Bashkia e Shkodrës.





Më pas Aliu punoi gjithandej nëpër Parlament, Ministri e kudo afër Saliut. U vendos përfundimisht në Tiranë, në një shtëpi që kushton diku tek 8 vjet rroga e Presidentit të Amerikës.
Ali Spahinë, si kryertar i parë i Bashkisë Shkodër, e përkujton sot Sali Berisha, bash në oborr të bashkisë. Në këtë bashki, për 30 vjet nuk ka drejtuar asnjëherë e majta. Megjithatë, është vjedhur si kudo tjetër…
Fakte duhen?!
Po! Thesarit të Shtetit, që ishte në ambientet e kësaj godine, i është ndërruar vënd ditën për diell, të dielën e 16 marsit 1997. Ata që bënë grabitjen më të madhe në Ballkan ishin miq të Saliut e të Aliut. Ata kanë ndërtuar hotele e kanë ngritur biznese, apo nuk është kështu?
Janë të qetë, pasi doktor Sali Berisha, prokuror Theodhoiri Sallaku, spiun Fatos Klosi e të tjerë milionerë, kanë fallsifikuar çdo dokumnt. Sot, që Saliu kërkon vota askush nuk e thotë të vërtetën, se Grabitja e Thesarit të Veriut ndodhi më 16 mars, dhe jo siç thotë Saliu më 22 qershor të vitit 1997.
Po Shkodra është çudia vetë.Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte per te ndjekur videon ↓↓ artikulli vazhdon..





Edhe i dha jetë, edhe po ja nxin jetën Sali Berishës.
Koalicioni me LSI-në, pse të mos e themi, nuk funksionon në Shkodër. Përtej votave ka klane. Ata të Monikës e Ilirit s’votojnë kandidatin e Saliut, djalin e Aliut. As kumdërshtarët e Lulzim Bashës, s’votojnë siglën LSI-së, Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën.
Kjo shihet me sy të lirë, pa dylbi.
Askush nga të LSI-së nuk e shoqëron doktorin në Shkodër. Nëpër foltore nuk ka figura të respektuara. Milionerë po, hajdutë po, idiotë e vrasës po, gjen sa të duash. Blerja e votave është pak problem e pak me hile. Votat, i ka blerë gjithmonë LSI dhe kjo dihet, apo jo?





Prandaj Sali Berisha flet broçkulla.
E lëshon kushtrimin nga “moçalet” e PS-së. Ata të Rilindjes, si “kirurgë” të ekonomisë, ja kanë “harruar” në stomak gërshërët Shkodrës, po për Saliun nuk ka problem.
I shkreti qytet lëngon nga hajdutët e djathtë e të majtë. Po, të tërë janë pasanikë. Më i ndershmi, dy-tre dyqane i ka.
Prandaj Edi Rama s’bën fushatë fare në Shkodër.Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte per te ndjekur videon ↓↓ artikulli vazhdon..





Ose të mbrojnë interest e veta grupet e interesit, ose paçin veten në qafë.
Për Edi Ramën kujdeset vetë Saliu.
Për vete shihet, është i humbur, ndaj po punon për rilindasit. Si bijës së vet, i lë porosi kandidates socialiste Majlinda Angoni, ta mbajë me nder maskën dhe të çelë dyqane të tjera maskash.
Saliu, në fushatë të vet, ka merak se mos koritet bija e Jubanit apo fisi Angonëve të Jugut.
Vetëm kandidatit të vet s’ja përmënd emrin. Thotë se babai i tij, i vdekur prej shumë vite, ka qënë burrë i mirë.
Kështu janë punët. Dita e gjykimit erdhi. Sot është i lodhur, i plakur, i urryer . Është gati ta marrë Dreqi. Po, çështje ditësh tashmë. Bashkia Shkodër, “Tespiha” e fundit në “fillin” e Sali Berishës./