Lajmet e fundit

Buzhala i drejtohet Kurtit: Kur pensioni ka qenë 90 euro specat kanë qenë 2 euro ndërsa sot mbi 5 euro, vaji ishte 1 euro – sot 3 euro

 

Kryeministri Kurti sot ka bërë të ditur për disa masa të reja në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, me ç’rast përfitues do jenë pensionerët, studentët, punonjësit e sektorit publik e privat.

 

Reagimet e qytetarëve e politikanëve drejt këtij vendimi kanë qenë të shumëta.Në postimin e publikuar në Facebook nga kryeministri, ka reaguar gazetari Berat Buzhala.

 

Ai i ka lënë një koment Kurtit, duke u shprehur se kur pensionet ishin 90 euro një kilogram speca kushtonte dy euro ndërsa tani kushton mbi pesë euro.
Komenti i plotë i Buzhalës:

 

I nderuar kryeminister, meqe ne intervista nuk shfaqesh para gazetareve kritik, por njejte sikur Thaçi nje kohe edhe ti i ke perzgjedhe mediat dhe gazetaret e tu, prandaj me lejo te bej nje sqarim:

 

Kur pensionet ishin 90 euro nje kg speca kushtonte me pak se 2 euro, sot kur pensionet jane 100 euro nje kg speca kushton mbi pese euro; nje liter vaj kushtonte me pak se 1 euro, sot rreth 3 euro, rryma, mielli etj