




Mustafë Kurtaj, që është një nga banorët më të vjetër të fshatit. Ai tregon se ngjarja është e vërtetë.
“Fatkeqësia ka ndodhur kur nusja, sipas traditës, është përshëndetur me vëllain, babain dhe kur është përshëndetur me njerkën, ajo ka filluar të vajtojë të shkuarën dhe kujdesin që njerka i kishte dhënë. Nusja ka rënë në tokë e pajete ne ato momente”, tregon Kurtaj për ATV-në.





Banori thotë se kur ka arritur babai, ë vend se të mërzitej, u ka dhënë kurajo tjerëve.
“Ndodh edhe kjo, të bëhemi të fortë”!çshtë shprehur babai i vajzës.
Krushqit ishin nisur për ta marrë nuse Hanën pa e ditur gjëmën që kishte ndodhur.
“Babai i Hanës iu kishte dalë në rrugë krushqve pa iu afruar mirë fshatit. Kur mësuan lajmin ata u mërzitur, por babai i Hanës nuk i la të largohen. Në atë çast një fqinj i afrohet babait të Hanës duke i thënë se “krushqit nuk do të kthehen pa nuse”.DUKE E HAP HAPSIREN REK LA MUESE ME POSHTE JU KENI MUNDESI TE LEXONI LAJMIN E PLOTE…





“Në atë moment ai kishte dërguar dikë për të thirrur të bijën 15-vjeçare. Pasi ishin kthyer në shtëpi ai i kishte thënë vajzës: Shaje bijë a do të shkosh ti nuse në vend të Hanës. Vajza menjëherë kishte pranuar pa vënë aspak në dyshim atë që po i thoshte babai. Ajo vajzë edhe sot është gjallë dhe ka mbi 80 vjet”.Shty’p ha psiren rek.lamuese me poshte per te lexuar lajmin ne vazhdim.. ↓↓





Kjo ishte një fatkeqësi e madhe për fshatin Zhur. “Edhe sot mua më vlon barku për atë ngjarje. Ka qenë moment shumë i rëndë”, rrëfen mes lotësh Mustafë Kurtaj.Por tradita dhe besa e shqiptarit kanë qenë dhe mbeten të forta. Ato përjetësohen në shkrime, legjenda, toponime e emra.