Lajmet e fundit

Pacolli kritikon Kurtin: Qeveria nuk ka vizion për ekonomi, me ato para unë do të bëja mrekulli, përshembull

 

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka kritikuar vendimin e Qeverisë për të ndarë nga 100 euro për studentët, punëtorët e sektorit publik e privat dhe ata me asistencë sociale.
Sipas tij, ky vendim dëshmon që “Qeveria nuk ka vizion për ekonomi”.

“Për një ditë shpërndahen 100 milionë euro dhe cila është vlera e kthimit? Asnjë i ri i punësuar, asnjë rritje ekonomike! Po të investoheshin këto para në sektorin privat, kjo do të garantonte rritje të qëndrueshme ekonomike” ka shkruar ai në Facebook.Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte per te ndjekur videon ↓↓ artikulli vazhdon..

 

Pacolli ka thënë se me ato para do të ndërtoheshin mbi 40 fabrika të cilat do të punësonin mbi 4000 qytetarë.

Ky është postimi i plotë i tij (pa ndërhyrje):

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 100 eurove është treguese më i mirë që Qeveria nuk ka vizion për ekonomi.

 

Për një ditë shpërndahën 100 milion euro dhe cila është vlera e kthimit? Asnjë i ri i punësuar, asnjë rritje ekonomike!

Po të investoheshin këto para në sektorin privat, kjo do të garantonte rritje të qëndrueshme ekonomike.

Me ato para, do te ndërtoheshin mbi 40 fabrika ( galanterie, konfekcione apo agro-ekonomi) anë e mbanë Kosovës, ku do të gjeneroheshin mbi 4000 vende pune, d.m.th 4000 familje me nga 5 persona, do ishin 20 mijë përfituës drejtëpërsëdrejti.Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte per te ndjekur videon ↓↓ artikulli vazhdon..

 

Kryeministër, përvoja më ka mësuar shumëcka në jetë.

Por, paqja sociale nuk blehet me para, por me krijimin e mundësive “mos jepni peshk, por mesoni si tē peshkon”!!!!

Mungesa e vizionit nuk mund të zëvendësohen me lëmoshë!