Lajmet e fundit

Salihu i Institutit GAP: Presidentja në mënyrë të pavetëdijshme e ka amnistuar Serbinë, ka treguar padituri

Pjesëtari i shoqërisë civile, Bekim Salihu e ka kritikuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani, raporton Gazata Blic.

 

“Vjosa Osmani, sot, ka bërë një gabim të rëndë, pothuajëse sk andal, ka treguar padituri e ka krijuar huti, për një gjë që tani më është konfirmuar dhe e qartë si loti”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:

 

Vjosa Osmani, sot, ka bërë një gabim të rëndë, pothuajëse sk.andal, ka treguar padituri e ka krijuar huti, për një gjë që tani më është konfirmuar dhe e qartë si loti.
Presidentja ka derguar kërkesë Zvicrres që kjo e fundit të konfirmojë lajmin nësë Dick Marty vertetë është synuar të vr.itet nga shërbimet sekrete të Serbisë.

 

Me këtë hap, Presidentja në mënyrë të pavetëdijshme e ka amnistuar Serbinë, sepse Zvicërra nuk është shtet paloqo, por shtet serioz dhe nuk jep informata top sekrete për shtetet e treta.

 

Pse do të duhet të dergohet kërkesë Zvicrres kur Dick Marty për herë të tretë e konfirmon të njejtin lajm, e tha edhe sot, citoj, “po është planifikuar eIíminimi im nga sherbimet serbe me qellim që të fajësohet Kosova” a nuk mjafton kjo Presidente.