




Muzikanti Zaloshnja, në fillimet e njohjes, në ndonjë intervistë, kur e pyesnin për Enedën, shprehej: “Ajo është muza ime”.





Ishte janari i vitit të kaluar 2017, kur Eneda u nda nga banda e bashkëshortit të saj në club-in “Rock Stock” për të kënduar në një tjetër club në Durrës, e pavarur nga ai, kësaj here në bashkëpunim me Sidrit Bejlerinm shkruan Panorama.trarifa-eneda-tarifa





Që nga ajo periudhë, ajo nuk është parë më pranë partnerit të saj, bashkëjetesë nga e cila ka një vajzë, Arian. Sipas mediave, çifti nuk shihen më bashkë dhe mesa duket, i kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin, në të gjitha aspektet, edhe si ortakë, pasi dihej, që prej vitesh ishin bashkëpronarë të club-it të njohur në Tiranë, por as këtë sezon, Eneda Tarifa nuk këndoi në këtë lokal.





Lajmi për ndarjen e tyre u ngacmua nga fakti që të shtunën, Erjon Zaloshnja organizoi mbrëmjen inaguruese të sezonit, por partnerja e tij shumëvjeçare në jetë dhe në biznes jo vetëm që nuk këndoi, por nuk u pa fare në club.DUKE E HAP HAPSIREN REK LA MUESE ME POSHTE JU KENI MUNDESI TE LEXONI LAJMIN E PLOTE





Nga ana tjetër, po të shohësh profilin në “Instagram” të Enedës, ku duket që është aktive, sheh vetëm foto të saj dhe të vajzës, por asnjë me partnerin. Vetë ajo i parapriu lajmit me anë të një statusi në “Facebook”, të cilin e postoi më 1 Janar, ku shfaqet e vetme në foton ku shijon një gotë verë dhe ku flet për dështime e fitore. “E piva për 2017-ën, me të këqijat e të mirat që mbarti.





E çuditshme, se si gjithmonë ditët e fundit të vitit njeriu bëhet nostalgjik, mediton për vitin që po lë pas. A ishte dështim apo fitore? E rëndësishme është që çdo situatë ta kalojmë me ballin lart, me forcë, më përgatitje shpirtërore e profesionale. Keep it up people! 365 ditë të reja, 365 shanse të tjera vajzë”, shkruante vetë Eneda, ku lë të kuptohet se, tashmë, është beqare.DUKE E HAP HAPSIREN REK LA MUESE ME POSHTE JU KENI MUNDESI TE LEXONI LAJMIN E PLOTE





Nuk dihet konkretisht se çfarë ka ndodhur mes çiftit, por, burime të afërta, tregojnë se Eneda është larguar nga shtëpia ku jetonin bashkë, për të nisur një jetë të re me vajzën. Ndërkohë, në “Facebook”-n e Erjon Zaloshnjës, gjenden ende foto me Enedën, të para dy viteve ku ata shfaqeshin shumë romantikë dhe të dashuruar pranë njëri-tjetrit, pasi, mesa duket, kanë qenë në ditët e tyre më të mira si çift.DUKE E HAP HAPSIREN REK LA MUESE ME POSHTE JU KENI MUNDESI TE LEXONI LAJMIN E PLOTE





Çifti që s’u martua kurrë dhe fundi i lidhjes si bashkëpunëtorë biznesi
Në mars të këtij viti, Eneda Tarifa feston 35-vjetorin, por ishte vetëm 17 vjeçe kur nisi historinë e dashurisë me kompozitorin e këngëve të saj të para, që ishte disa vite më i madh se ajo. Për këngëtaren e rrymave, pop, r&b e rock dhe njëkohësisht prezantuesen televizive, karriera do të ecte paralelisht me historinë e saj të dashurisë, që nga vitet 2000.Lajmi i plote ne hapsiren me poshte..