Lajmet e fundit

Tahir Zemaj: Takimi i fundit me Ahmet Krasniqin, aty kam gjetur: Isa Mustafën, Ramajlin e Bicajn

 

Pjesë nga libri: Kështu foli Tahir Zemaj
Rrjedhimisht, kam pritur aty me truprojet e mia, me mjeken e spitalit ushtarak Shehrije Sadriaj dhe zëvendësin tim Nazif Ramabaja. Kur jam informuar nga Shtabi Suprem se të gjithë eprorët dhe shumica dërmuese e ushtarëve kanë kaluar në Shqipëri kam vendosur të largohem edhe vetë bashkë me ata njerëz që përmenda. Me ndihmën e Ramiz Muriçit dhe disa të tjerëve, kemi arritur të kalojmë kufirin dhe të hyjmë në Shqipëri ku jemi pritur nga Agim Mehmeti dhe Hilmi Nebihu. Ka pasur një çast vërtet shumë emocional nga takimi im me zotni Ahmet Krasniqin. Fillimisht u shpreh se ndjehej tepër i lumtur që po më shihte edhe një herë: “Të kam urdhëruar të futeshe në mes të zjarrit pa pasur mundësi të të ndihmoj !”, më tha. Këto fjalë ma kanë zbutur zemërimin. Në fakt isha përgatitur t’i “vërsulesha”, t’i thosha “po si komandant… e kështu e ashtu”. Premtimet nuk qenë realizuar, unë u kisha thënë qytetarëve të Kosovës se shumë shpejtë “ne do t’i shndërronim kuajt në kamiona dhe se ndihmat nuk do të ndaleshin”. Menjëherë kemi filluar analizën e tërë veprimtarisë që kishim bërë deri në ato çaste.

 

U informova për të gjitha problemet që kishin ndodhur që nga ngjarja e Komanit, ku Ahmet Krasniqi bashkë me një pjesë të Shtabit Suprem ndeshën në një grup banditësh që i kishin plaçkitur, më informuan për grabitjen që i ishte bërë zyrave të Ministrisë së Mbrojtjes, për presionet dhe çarmatimin e tij, bastisjet, tentimet për t’i arrestuar, bllokimin e furnizimeve me armatim etj. Aty ai ka thirrur Shefin e Sigurimit të Shtabit Suprem dhe i ka thënë: “Shikoni, mua mund të më ndodhë gjithçka, veç kini kujdes që Komandant Tahir Zemës të mos i ndodhë asgjë. “Kundër nesh kishte filluar një histeri shpifjesh nga më të egrat, nga më të paparashikueshmet. Veçanërisht propaganda negative ndaj meje kishte marrë përpjestime të çuditshme. Çdo gabim i joni, sado i vogël dhe periferik, paraqitej si krim dhe tradhëti e madhe kombëtare. Momentalisht ato sulme qenë të drejtuara ndaj meje.

 

Përpara se të tërhiqesha kam pasë lëshuar një komunikatë nga terreni ku kam shpejeguar arsyet e largimit tonë për t’i shpëtuar nga masakrimi 50-60 mijë njerëz. Në atë analizë kam kuptuar se pse nuk kishte ardhur armatimi, se ku e kishin bazën ngatërresat, incidentet dhe kurthet e ndyra që na kurdiseshin. Ishin po ai grup njerëzish që kishim takuar në Kosovë, që bashkë me Qeverinë Shqiptare kishin bllokuar, minuar gjithë përpjekjet tona për të formuar një ushtri profesioniste dhe të suksesshme në luftën kundër serbëve. Si ushtarak e kam pasur të vështirë t’i kuptoj këto gjëra, por po vëreja se në palën që na bënte karshillëk dominonte aspirata politike për eliminimin e institucioneve të Kosovës, në vend se të dominonte aspirata kombëtare për ta parë Kosovën të lir”nga thundrat