Lajmet e fundit

Si e kērcēnoí Kadri Veseli – Rakićin në prezencë të Kurtit dhe amerikanëve

 

Kadri Veseli, kishte treguar se në një takim ku të pranishëm ishin ndërkombëtarët, Ramush Haradinaj, Albin Kurti, Shpend Ahmeti etj, e ka përkrahur vetëm ky i fundit.

 

“20 vjet mos me na lënë t’i ndërtojmë shtëpitë në Veri, i kam thënë kryetarit të Mitrovicës Veriore kam me ti pru bagerat në Veri, me ti rrëzu komplet. Po e them publikisht për herë të parë, vetëm Shpend Ahmeti më ka përkrahë”, tha Veseli në Klan Kosova, transmeton Gazeta Sinjali.

 

Sipas tij, Albin Kurti heshti dhe asnjë fjalë nuk e kishte thënë në tryezë ku zyrtarët amerikanë ishin prezent.