Lajmet e fundit

Osmani Godet Thaçin E Pacollin: S’ka Më Lobim Për Lëkurë Dhe Biznese Individuale

Advertisement

 

Presidentja Vjosa Osmani i ka goditur ish-ministrat e Jashtëm, Hashim Thaçi e Behgjet Pacolli duke thënë se sot politika e jashtme nuk lobon për interes e as për biznese individuale, siç ka ndodhur në të kaluarën.

 

Osmani tha se ndryshe si viteve të tjera, këto lobime do të bëhen vetëm për interesin e qytetarëve të Kosovës, e jo për lëkurën individual e të dikujt, e as për bizneset e pronat individuale të dikujt.

Advertisement
mgid.com, 793143, DIRECT, d4c29acad76ce94fgoogle.com, pub-2441454515104767, RESELLER, f08c47fec0942fa0

 

Gjatë takimeve unë kam biseduar me biznese e oda tregtare. Rezultati i këtyre takimeve është se kurrë nuk ka pasur interesim më të madh të investitorëve të jashtëm. Do të ketë investime serioze, që do ta transformojnë ekonomikë e Kosovës.

Advertisement
Advertisement

 

Kjo është rezultat i kësaj politike të jashtme që kurrë nuk ka qenë me dinamike në Kosovë. Më e rëndësishmja është që politika e sotme e jashtme e Kosovës nuk lobon as për interes individual e as për biznese individuale sic kemi parë në të kaluarën. As për lëkurën individuale të dikujt, as për bizneset e pronat individuale të dikujt, vetëm për Kosovën”, tha Osmani në KallxoPernime.

Advertisement
Advertisement