Lajmet e fundit

Rozana Radi E Tregon Për Herë Të Parë: Më Ndoqën Me Makinë, Atë Natë Ishim 3 Vajza, E Kisha Të Pamundur Të…!!

 

Prej shumë vitesh, këngëtarja Rozana Radi nuk merr pjesë në koncerte muzikore.

 

Arsyen e zbuloi në një intervistë për “Glamour Zone” , ku rrëfeu se gjithçka erdhi pas fansave që e ndoqën me makinë një natë pas nje koncerti ne Vlore.Rozana Radi:

 

Nuk dua të prek asnjeri por janë disa fansa që kanë dëshirë të jenë non stop me mua dhe e kam kohën shumë të limituar. Një ndër arsyet që e kam ndërprerë muzikën dhe nuk shkoj më nëpër koncerte është dhe arsyeja e fansave.
Unë e kam lënë pas një koncerti në Vlorë, në të cilën ishin mbledhur disa fansa të mi.

 

Pasi bëra foto, i përshëndeta, ndejta me to, u nisa drejt Tiranës dhe e kisha të pamundur sepse filluan të më gjëmonin mbrapa me makinë dhe më krijoi një si tip pa.niku.Atë natë, ne kemi qenë tre vajza. Ishin dy shoqet e mia që më shoqëronin dhe unë, e u bë pak e tepërt, krijoi panik gjëja. Kjo më ka krijuar një gjë jo të mirë dhe më ka lënë pasojë në jetën time.