Lajmet e fundit

Zeka: Qytetarët do të shokohen kur ta marrin vesh çfarë dallaveresh e krime ka bërë qeveria me subvencionet për energji elektrike

 

Gazetari dhe opinionisti, Milaim Zeka, ka reaguar pasi sot VV-ja s’e përkrahu Komisionin hetimor për rrymën me arsyetimin se ka luftë në Ukrainë.

Zeka ka thënë se qytetarët e Kosovës “do të shokohen kur ta marrin vesh se çfarë dallaveresh, korrupsione dhe krime ka bërë Qeveria Kurti me subvencionet për energji elektrike.”

“Do t’i shihni se sa miliona kane fluturu prej KEK-ut tek dy kompanite turke, pa asnje kriter. Do ta shihni se si kjo qeveri e ka futur KOST-in rreth 70 milion borgje, ku 30 prej tyre jane per me pagu energjine e serbeve te veriut. Po borgjet nderkombetare?! Po fryerja e fakturave?!”, ka shkruar Zeka.

 

Ndryshe, vetëm 33 deputetë kanë votuar pro mocionit për futjen në rend të ditës të formimit të Komisionit Hetimor parlamentar të propozuar nga PDK-ja për energjinë.

Nga 108 deputetë të pranishëm, 72 vota janë nevojitur që mocioni të kalojë.

“33 deputetë kanë votuar pro, prandaj ky mocion mbetet në seancën e ardhshme”, tha Konjufca.

 

Partitë opozitare kanë vendosur ta lëshojnë sallën e Kuvendit pasi nuk u votua mocioni.

PDK-ja ka propozuar formimin e Komisionit Hetimor për energjinë, i cili ka marrë përkrahjen edhe të LDK-së dhe AAK-së.