Lajmet e fundit

“Sikur Vëllau Për Vëllanë”/Shqipëria I Del Në Mbrojtje Kosovës Kundër Rusisë: Jemi Mësuar Me Narrativat False, Ju S’mund Ta Shihni Realitetin Ndryshe

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KS të OKB’së iu ka përgjigjur Rusisë, e cila nuk la gjë kundër Kosovës pa thënë.

 

‘’Ajo që kemi dëgjuar nuk është e vërtetë. Jemi të mësuar me narrativa false të Rusisë. Rusia nuk mund ta shohë realitetin e Ballkanit. E shohin vec si duan ta shohin’’, tha përfaqësuesi i Shqipërisë.

 

Përfaqësuesja e Rusisë në KS te OKB’së ka sulmuar Kosovën, perëndimin e NATO’n, duke mbrojtur kështu Serbinë.

 

Ajo është përzier tek fondi i krijuar për forcimin e ushtrisë.

 

‘’Jemi të alarmuar nga Kurti e rrjeti i tij që a minojnë situatën në rajon duke ëprshkallëzuar retorikën anti serbe dhe duke ftuar perëndimin që ta mbrojë Kosovën nga Serbia’’, tha ajo.
‘’Kosovarët do të bënin mirë që t’i përqendrojnë burimet jo në prkuyr e armatimit, por përmes këtij fondit të adresojjë situatën socio ekonomike. As Brukseli e as Ëashintoni nuk janë domethënës që të ushtrojnë ndikim në Prishtinë.’’

‘’Përshkallëzimi i tensioneve në krahinë. Këto mund të përshkallëzohen ë tërë Evropën. Kjo është një qasje pa kurrfar kujdesi. ‘’