Lajmet e fundit

Zyrtare: Qeveria Kurti i thotë “JO” tërheqjes nga Trusti

 

Qeveria e Kosovës edhe zyrtarisht ka kundërshtuar tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

 

Në mbledhjen e mbajtur sonte në formë elektronike, Qeveria ka dhënë mendim negativ për këtë propozim të opozitës.Sipas Qeverisë, tërheqja e mjeteve nga Trusti nuk ndihmon kategoritë në nevojë.Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte per te ndjekur videon ↓↓ artikulli vazhdon..

 

“Qeveria ka dhënë mendimin për Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, që nuk e përkrahë këtë nismë legjislative të Kuvendit të Republikës së Kosovës.Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte per te ndjekur videon ↓↓ artikulli vazhdon..

 

Qeveria e Republikës së Kosovës është afër qytetarëve, për të ndihmuar përmes rishpërndarjes, rritjes së punësimit, rritjes së mbështetjes në skemat sociale, për fëmijët, gratë dhe të rinjtë, si dhe për fermerët e ndërmarrësinë e vogël e të mesme.

 

Tërheqja e mjeteve nga Trusti nuk ndihmon kategoritë në nevojë, pasi që edhe vet përqindja e fondit pensional të tyre është e ulët. Me kursimin e pleqërisë nuk duhet abuzuar dhe veprimin e tillë, duhet konsideruar si të mangët”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.