Lajmet e fundit

Berisha AKUZA Kim: Kam Prova, S’përtoj Ti Nxjerr …

 

Sali Berisha ka hedhur akuza në drejtim të Edi Ramës, sipas së cilit po bën presion në gjykata së bashku me ambasadorët, ndërsa shtoi se të gjithë pretendimin e tij e bazon në dy akuza, ndërsa shton se nuk do të ngurrojë që të nxjerrë edhe provat.
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një akuzë të fortë ndaj qeverisë dhe diplomatëve të huaj në vendin tonë, duke pretenduar se po ushtrojnë presion lidhur me çështjen e dosjes së Statutit të PD në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

 

Në një prononcim për mediat, Sali Berisha ka hedhur akuza në drejtim të Edi Ramës, sipas së cilit po bën presion në gjykata së bashku me ambasadorët, ndërsa shtoi se të gjithë pretendimin e tij e bazon në dy akuza, ndërsa shton se nuk do të ngurrojë që të nxjerrë edhe provat. Edhe pse nuk e përmendi me emër, Berisha la të kuptohet se bëhet fjalë për ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. Po ashtu, 8 orë pas mbledhjes, Sali Berisha ka njoftuar se nuk do të tërhiqet nga zgjedhjet brenda partisë. Sipas tij, procesi që po zhvillohet është gjithëpërfshirës dhe nuk përjashton askënd. Ndaj për të nuk ka asnjë mundësi për hapa pas. Po ashtu, Berisha ka adresuar edhe përplasjet brenda mbledhjes me Enkelejd Alibeajn.

 

Berisha: Unë e njoftova se pushon së pasuri besimin për të qenë në krye të grupit të PD. Kjo e mërziti shumë, por realitetet janë jo të ëmbla. Deputetët me përgjegjësi absolute, hodhën poshtë çdo përpjekje për manipulimin e mendimit.
A jeni gati që të shtyhen zgjedhjet? Berisha: Ramë dakord që auditi, janë 5000 seksione, kërkojnë shumë grupe verifikimi për të kontrolluar si është kryer procedura. Kërkojnë deputetet një proces gjithpërfshirës dhe transparent, nisur nga një psikologji e tillë duke besuar se është kryetar i PD, Alibeaj u përpoq në mënyrë vulgare të manipulojë edhe grupin, por dështoi në çdo përpjekje, pati propozime konstruktive,

 

prej të cilave që nesër do të fillojë bashkëpunimi dhe verifikimi, pati ide mjaft racionale, mund t’u them se pas kaq orësh diskutime, u pasurua shumë mendimi i PD për situatën e dhënë dhe natyrisht, për shkak të qëndrimit të tij ndaj PD të padisë me urdhër të Edi Ramës ndaj PD, e njoftova se pushon se paturi besimin e Komisionit të Rithemelimit, kjo natyrisht e mërziti edhe më shumë, por realitetet janë jo gjithmonë të ëmbla, ishte një mbldhje shumë e mirë, deputetët hodhën poshtë manipulimin. Kjo procedurë kënaq plotësisht pretendimet e të gjithëve, shtytja për një një komplet rrethanash është e pamundur, koha që kemi në dispozicion është e mundur për të verifikuar gjithcka dhe për të korrigjuar cdo gjë në shkelje të statutit.

 

Apeli për Statutin e 11 dhjetorit? Berisha: Veprimet janë ndërmarrë pasi është kthjelluar gjithçka pas 6 marsit, nuk ka shqiptar që dyshon në ato rezultate. Është thjesht regjistrim. Gjykata, nëse i referohemi kodit, me 12 vendimi është i formës së prerë. Po bëhen presione të gjithanëshme në Gjykatë nga Rama. Nëse nuk kam dy burime kurrë nuk do ta thosha. Qeveritarë dhe jo vetëm, kanë ndërhyrë. E kuptoni vetë ju. Diplomatë? Po! Po e ndjek me shumë vëmendje. Kam siguruar dy burime. Nuk do përtoj t’i bëj publike.