Lajmet e fundit

Kur Dashuria Sfidon Gjithçka, Rasti I Gruas 34-Vjeçare Që Zgjodhi Të Bëhej Nënë Edhe Pse Rrezikonte Jetën

 

‘’Dua të më harrojnë plotësisht, të mos mbajnë mend asgjë nga gjendja e tanishme: fytyra e shpërfytyruar, flokët e rënë, ecejaket sa në oborrin e shtëpisë dhe korridoreve të spitalit me karrike me rrota. Është më mirë kështu për të gjithë. Janë ende të vegjël dhe nuk do ta vuajnë mungesën time.’’, -janë këto disa prej fjalive që 34-vjeçarja britanike, Kim Debling përpiqet të thotë duke mbajtur lotët për prestigjiozen ‘’Daily Mail’’.

 

Ish-kontrollorja e trafikut ajror të RAF, e di shumë mirë që i ka mbetur pak kohë, se shumë shpejt për të do të nisë një udhëtim i gjatë nga i cili do të humbasë rritjen e dy fëmijëve të saj, por është e lumtur që ata janë ende të vegjël pasi kështu do të mund të vuajnë më pak. Ky është i vetmi ngushëllim që gjen në mes të kësaj skëterre ku gjendet që prej majit të 2016-ës, vit në të cilin mjekët i komunikuan që vuante nga limfoma non-Hodgkin, një lloj i rrallë kanceri i lëkurës i cili shoqërohet me skuqje të lëkurës, rënie flokësh, dobësim të sistemit imunitar dhe dëmtim të të gjitha organeve. Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte per te ndjekur videon ↓↓ artikulli vazhdon..

 

Që nga ajo kohë e deri më sot, Kim e cila ishte thuajse 6 muajshe shtatzënë, ka kaluar ditët e saj në spitale të ndryshme. Megjithatë asgjë nuk e ndali nga dëshira e saj për t’u bërë nënë. Ajo do të sillte në jetë vajzën e parë Rose, dhe do të zgjidhte të mbeste sërish shtatzënë me metodën in vitro. ’Dikush mund të mendojë që jam egoiste, por doja që të lija diçka timen në këtë botë. Misioni im përfundoi këtu, por jam e lumtur që pata familjen që doja. Do të më mungojnë të gjithë, por unë do të jem aty për ta”, -përfundon rrëfmin e saj Kim./Burimi ”Daily Mail”Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte per te ndjekur videon ↓↓ artikulli vazhdon..