




Përshëndetje të gjithëve! Në mos 100%, me siguri 70-80% e femrave kanë rrudha, qeska dhe rrathë të errët poshtë syve, shkak për shfaqjen e tyre, përveç pagjumësisë, marrjes së tepërt të kripës, mungesës së hekurit apo ndotjes është mungesa e vitaminës K dhe retinoli. E duke qenë se kërkimet më të fundit kanë treguar se produktet me përmbajtje të lartë të këtyre dy përbërësve, reduktojnë në masë të madhe nxirrjen e rrathëve, si dhe mbushin rrudhat e thella, mendova t’ju sjell një recetë me përmbajtje jo vetëm të përbërësve të lartpërmendur, por edhe të shumë të tjerëve për efekt sa më të mirë.




Përbërësit / 20 ml vaj ulliri
30 ml vaj sojë / 2 lugë gjelle gjalpë kakao / 2 lugë gjelle dyll blete
2 lugë gjelle ekstrakt kamomili ose nenexhiku / 20 ml lëng aloe vera
3 pika tokoferol / 4-5 pika vaj grejpfruti




2 pika vaj livando / 3 pika vaj palmarozë
Përgatitja
Në një enë të pastër shkrini dyllin e bletës bashkë me gjalpin e kakaos. Në vazhdim, hiqeni nga zjarri, lereni të ftohet ca, e pastaj shtoni të gjithë përbërësit e tjerë (me përjashtim të tokoferolit dhe grejpfrutit) duke i përzierë pa shkëputje, derisa të formohet një masë homogjene. Në fund, kur përzierja të ketë marrë trajtë kremoze, shtoni tokoferolin dhe vajin esencial të grejpfrutit. Ruajeni në frigorifer dhe përdoreni çdo ditë.
*Vaji i sojës është i pasur me acide yndyrore, vitaminë K, minerale dhe lecithin. Ka veti zbutëse/hidratante dhe është tepër i dobishëm për ushqyerjen e lëkurës së thatë të fytyrës dhe trupit.




*Vaji i ullirit ushqen lëkurën e dëmtuar, pa acaruar zonën delikate përreth syve.
*Gjalpi i kakaos është i njohur për vetitë e tij antioksidante, përmban vitaminë E, ndihmon në zbardhjen e lëkurës dhe mbushjen e rudhave.




*Dylli i bletës, një ndër emulsuesit më të mirë, krejt i pastër, natyral, me veti qetësuese, anti-irrituese dhe sigurisht antimikrobiale.
*Tokoferoli dhe vaji esencial i grejpfrutit rrisin jetëgjatësinë e produktit deri në 6 muaj, në kushte frigoriferi.
*Vetitë qetësuese të livandos bashkë me vetitë anti-plakje të palmarozës ofrojnë një ndjenjë të thellë vetëbesimi./albstroka.com/
Shihemi në shkrimin e radhës…