




Këngëtarja Fifi e ka zakon të flasë pa dorashka për pyetjet që i bëhen, gjë që herë pas herë sjell diskutime te publiku.Këtë herë ajo zbuloi se cila ish-banore e Big Brother Vip i ka bërë bllok në rrjete sociale.





Teksa Monika ishte e ftuar sot në emisionin “Dielli dhe hëna”, telefonoi Fifin për një rreng, ndërsa në fund të telefonatës, Fifi i tha Monikës se kishte njerëz të padëshiruar në ditëlindjen e kësaj të fundit.





E pyetur se cilët ishin njerëzit e padëshirueshëm në festë, ajo tha emrin e Arjola Demirit me arsyetimin se i ka bërë bllok.
Biseda në studio:
Fifi: Kishte njerëz të padëshirueshëm në ditëlindjen tënde
Monika: Kush ishte
Nevina: Po na e the emrin, Monika ka 20 pikë plus në lojë
Fifi: Një njëri që ma ka bo bllok është Arjola kshuqë…
Mesa duket, dy ish-konkurrentet e BBV nuk i kanë rregulluar ende marrëdhëniet midis tyre!