Lajmet e fundit

“Sipas Amerikës, Kosova është shtet i hajnave!”

 

“Sipas Amerikës, Kosova është shtet i hajnave!!!
Me këtë raportin e fundit të “Freedom House”, Amerika na paska koritë shumë keq. Na i paska quajtur liderët kryesor – hajna ordiner!
Kurrë nuk kam besuar që vjedhin liderët tanë, sepse besoja që i kanë rrogat e mira dhe nuk u shkon mendja me vjedhë.

 

Çkas paska në këtë dynja; lloj-lloj harami e lloj-lloj harambashi!
“Në raportin e “Freedom House” për vitin e kaluar thuhet se ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj kanë lidhje me krimin e organizuar, korrupsionin, si dhe emërimet nëpër pozita të larta.

 

“Figura të rëndësishme politike në Kosovë, përfshirë ish-presidentin [Hashim] Thaçi dhe ish-kryeministrin [Ramush] Haradinaj, kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë, dhe luajnë rol të fuqishëm në politikë, si dhe kanë ndikuar në vendosjen e njerëzve nëpër pozitat kyçe”, thuhet në këtë raport.

 

Ish-presidenti Hashim Thaçi përmendet në këtë raport që përfshin periudhën kohore të vitit të kaluar, ani se ai ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë bashkë me ish-krerët e UÇK-së gati tash e dy vjet.” (Burimi/Klankosova)