Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë lu ftës në Kosovë, Jamie Shea në një intervistë për Gazetën Express thotë se Kosova duhet të anëtarësohet në NATO dhe pavarësisht përpjekjeve të Moskës, Rusia s’do të mund asnjëherë të përcaktojë se cilin shtet vendosë ta pranojë si anëtar të ri Aleanca Veri-Atlantike.





Ai ka folur për angazhimin e shtuar të Britanisë në Ballkan, konkretisht emërimin e ushtarakut Peach si Emisar Special dhe takimin e 6 ministrave të Jashtëm në Londër me Sekretaren e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar. Ish-zëdhënësi i Aleancës më të fuqishme ushtarake tha se është momenti i fundit që faktori ndërkombëtar ta vendosë Ballkanin Perëndimor në krye të agjendës politike dhe të zbatojë trysni diplomatike ndaj atyre që provojnë të cenojnë marrëveshjet e arritura.





Britaniku që udhëhoqi konferencat e NATO-s gjatë bombardimeve 78 ditëshe të Ish-Jugosllavisë me 1999, u shpreh i inkurajuar me lëvizjet e fundit të Mbretërisë së Bashkuar sa i përket emërimit të ushtarakut Stuart Peach si Emisar Special i kryeministrit Boris Johnson për Ballkanin dhe takimin e Sekretares së Jashtme Truss të hënën me 6 kryediplomatët e Kosovës, Serbisë, Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnje e Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut. Gazeta Express: Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe Liz Truss pas takimit me 6 ministrat e Ballkanit Perëndimor deklaroi se takimi vjen pasi te nsionet në rajon kanë arritur kulmin. Si i komentoni deklaratat e Sekretares së Jashtme Truss pas takimit me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor?





Jamie Shea: U inkurajova që sekretarja e Jashtme, Liz Truss, organizoi një takim me gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor në Londër menjëherë pas G7-ës në Liverpul. Është mirë që, pas Brexit-it, Mbretëria e Bashkuar jo vetëm që po e kthen vëmendjen e vet tek Indo-Paqësori ose ShBA-ja, por gjithashtu po vazhdon të luajë rol aktiv në stabilizimin e Ballkanit Perëndimor.





Ky është një rajon ku Mbretëria e Bashkuar ka bërë një kontribut aq të madh në 30 vitet e fundit me emra si Tony Blair, Robin Cook, Lord George Robertson, Lord Paddy Ashdoën dhe Gjenerali Mike Jackson, në mënyrë të pakthyeshme të lidhur me kauzën e të drejtave të njeriut dhe ndërtimit të kombeve në Bosnjë, Kosovë e Maqedoni Veriore. Prandaj, do të ishte gabim për Britaninë që të mos i shfrytëzojë si bazë rrjetet e ndikimit dhe njohuritë e thella të rajonit që i ka fituar.





Mbretëria e Bashkuar, njësoj si BE-ja e ShBA-ja, është thellësisht e shqetësuar nga lëvizjet e fundit të Milorad Dodikut për ta tërhequr Republikën Serbe nga institucionet e përbashkëta të Bosnjës e Hercegovinës dhe nga mungesa e vullnetit të Serbisë për t’i adresuar çështjet rreth mizorive të lu ftës që kanë rezultuar nga konfliktet në ish-Jugosllavi. Ekziston faktori i trysnisë së shtuar të te nsioneve mes Beogradit dhe Prishtinës. Prandaj, ky është vërtet momenti që komuniteti ndërkombëtar ta vendosë Ballkanin Perëndimor në krye të agjendës politike dhe të zbatojë trysni diplomatike për t’i kundërshtuar ata që po përpiqen që të shkëpusin marrëveshje, ta mohojnë realitetin historik dhe të mbjellin përçarje.