Lajmet e fundit

Qenkan zene keq këta/ Bes Kallaku dhe Xhensila s’shkuan në datëlindjen e Olsit…

 

Humoristi Olsi Bylyku festoi ditëlindjen. Të ftuar ishin mjaft personazhe publikë nga kolegët e Klanifornias, kantautori Elgit Doda së bashku me bashkëshorten e tij, Klea Huta, vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj, etj.”Këta që shikoni këtu janë familja ime për këto 24 vjet që kam ndërtuar”, ka thënë Olsi.

 

Por ajo që na ra në sy ishte mungesa e një prej miqve më të afërt të tij.Flasim per Bes Kallakun dhe bashkëshorten e tij, Xhensila Myrtezaj. Dikur Besi dhe Olsi ishin të pandarë, madje shpeshherë bënin edhe pushime bashkë me partneret e tyre. Mos vallë ka një krisje miqësie?!

 

Bes Kallaku i ka bërë Olsit një ftesë për të qenë pjesë e “Kosheres” dhe Olsi e refuzoi pasi dhe pagesa e tij në Klanifornia ishte shumë e kënaqshme.E bëri këtë, në fakt, edhe për faktin se ai ishte lodhur me ndryshimet e shpeshta në karrierën e tij, gjë që mund t’i prishte punë për imazhin në të ardhmen

 

.Mbetet për t’u vërtetuar se cila ka qenë arsyeja! Miqësia e tyre nuk mund të prishet kollaj, sepse po flasim për miq të vjetër dhe për dy artistë në shpirt. Janë aktorë me shumë famë, por me këmbë në tokë.