Lajmet e fundit

Aktori i humorit flet për Ermal Mamaqin: Më vjedh batutat, por rrinë më mirë në gojën e tij…

 

Përveçse miq të mirë, ata janë dhe humoristë të mirë pasi me batutat e tyre kanë bërë publikun të qeshë pafund dhe të ndjekë me shumë kërshëri shfaqjet që japin. Bëhet fjalë për aktorin Eglein Laknori dhe Ermal Mamaqi. I ftuar në emisinin ‘Rreze dielli’, Eglein ka treguar se me Ermalin janë miq shumë të mirë dhe se me styre nuk ka vend për xhelozira.

 

‘Unë Ermalin e kam shok e kam vëlla dhe nuk më vjen fare keq që më vjedh batutat, madje ndonjëherë kënaqem se rrinë më mirë në gojën e tij. Ne kemi veçantitë tona se Ermali ka edhe më shumë vite në TV, është edhe këngëtar, DJ, normalisht do jetë më i kompletuar, por ne shkojmë shumë mirë.’- tregon ai.

 

Gjatë bisedës aktori është shprehur se me të gjithë kolegët ruan marrëdhënie të mira dhe ka shumë respekt e konsiderata për ta.

 

‘Unë kam marrëdhënie shumë të mirë me kolegët. Edhe kur kam qenë në Portokalli kam kaluar shumë mirë. Edhe sot që jam në spektakël dhe TV tjetër , ruaj po të njëjtat konsiderata. Të gjithë i kam shumë shokë dhe kam shumë respekt për ta, është kjo klasikja “ Miq edhe rivalë”.’ -vijon më tej aktori.