Lajmet e fundit

Deputeti milioner i Bashës ‘detyrohet’ të zbulojë sekretin e tij të madh, flet për të dashurën italiane

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Soiree”, ku ka treguar detaje për jetën e tij në Itali. Gjatë intervistës deputeti ka zbuluar se e dashura e tij e parë ka qenë italiane.

 

Deputeti i PD-së i detyruar nga situata, kur moderadorja e emisionit Jonida Shehu e pyeti rreth kësaj çështje, është përgjigjur:

 

“Dashuria është njësoj kudo. Dashuria i tejkalon kulturat dhe nacionalitetet. Ekziston ideja sikur janë më romantikë italianët por gjithçka varet nga njeriu”, -përfundon Shehaj.

 

Agron Shehaj sot është i martuar me tre fëmijë por që dashurinë e parë e ka përjetuar në adoleshencë me një italiane.