Lajmet e fundit

‘Qëkur kam humbur tim atë, dua të besoj në Zot’, Rovena Dilo tregon për momentet më të trishta të jetës së saj

 

E ftuar tek “Rudina” këngëtarja e njohur për publikun shqiptar Rovena Dilo ka rrëfyer se që prej momentit që i ati u nda nga jeta ajo ndryshoi mënyrën e perceptimit dhe filloi të besonte në Zot.

 

“Jam përpjekur gjatë gjithë jetës sime të rritur, pas të tridhjetave dhe qëkur kam humbur tim atë, dua të besoj në Zot. Unë mendoj që njeriu do të besojë në Zot, jo për veten e tij, por për dashuritë që do të humbasë.

 

Nuk ka mundësi që ata të kenë shkuar në asgjë. Nuk ka mundësi që t’i kem humbur përgjithmonë në mënyrë absolute dhe aty i drejtohesh diçkaje më të madhe se vetja, diçkaje më të madhe se ajo që është ekzistenca e shkurtër në tokë” – është shprehur këngëtarja.

 

Më tej ajo tha se beson se ata që besojnë janë njerëz të privilegjuar.