




Faqja zyrtare e BE-së që shpërndan materialet e video-incizimeve të institucioneve të unionit e ka paraqitur ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvallën si ministre të Republikës së Kosovës që është praktikë e pazakontë e institucioneve të BE-së. Në takimet zyrtare Kosovës i vihet fusnota përshkak të neutralitetit të Unionit Evropian karshi Kosovës pasi që 5 shtete anëtare nuk e njohin ende pavarësinë e Kosovës, shkruan Gazeta Express.





Kryediplomatja kosovare ka marrë pjesë në Forumin BE-ja takon Ballkan në Sofje të Bullgarisë, ndërkaq faqja zyrtare e Bashkimit Evropian e ka shpërndarë video-materialin nga kjo ngjarje dhe kryediplomaten kosovare e ka prezantuar si “Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla”.





Në këtë ngjarje ishin pjesëmarrës edhe ish-kryediplomatja e BE-së, Federica Mogherini, Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Faruk Kaymakci,





Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Bosnjes, Josip Brkiç.