




Aktori, Timo Flloko, lindi 74 vjet më parë me 26 prill të vitit 1948 në Pejë. Timo Flloko është një nga personalitetet më të vlerësuar të kinematografisë shqiptare dhe skenës teatrore.Rolet e shumta në kinematografi dhe teatër, i kanë dhënë një vend të rëndësishëm në artin dhe kulturën shqiptare.





Mbi 40 role në kinematografi, mund të numërohen, ku veçantia e personazheve të interpretuara e diferencojnë artistin.Veç anës artistike dhe talentit të spikatur për aktrim, Timo Flloko është edhe një nga profesorët më të respektuar të Fakultetit të Artit Skenik.





Aktori i njohur Timo Flloko i ka falur ndër vite publikut shqiptar, emocione pafund të cilat janë vlerësuar dhe duartrokitur nga publiku.Për disa vite emigroi ne Amerike dhe u rikthye ne Shqiperi ne vitin 2002, i angazhuar ne projekte artistike, filma etj. Ai konsiderohet si një nga aktorët më të mirë në historinë e kinematografisë sonë.





Disa nga rolet e tij ku spikati më shumë janë Fatosi te “Ngadhënjim mbi v dekjen”, Xhaviti te “Përse bie kjo daulle”, mësuesi Luan Sina te “Lulekuqe mbi mure”, Mato Gruda te “Njeriu me top”, Cerciz Topulli te “Liri a V dekje”, etj