Lajmet e fundit

Analisti i njohur bën deklaratën/ Bleona Qerreti duhet të bëhet presidente

 

Në median shqiptare vazhdojnë të qarkullojnë emrat e shumtë që do të zëvendësojnë Ilir Metën, mandati i të cilit mbaron në korrik të këtij viti dhe nuk do të ketë një mandat tjetër.Gara është bërë edhe qesharake në të njëjtën kohë pasi janë shfaqur dhe personazhe që po vetëshpallen si kandidatura të duhura për të marrë postin në Presidencë.

 

Për ta shtuar dozën e humorit, Gazetari Milaim Zeka ka propozuar dy emra surprizë. “Unë do të propozoja Era Istrefin ose Bleona Qerretin për Presidente. Mendoj që kësaj radhe duhet të jetë një grua Presidente”, tha Zeka për Top Channel.Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte per te ndjekur videon ↓↓ artikulli vazhdon..

 

Ndërkohë, një kandidat i vetëofruar për president është dhe ambientalisti Sazan Guri, i cili ka shpjeguar në “ABC e Mëngjesit” arsyet pse duhet të zgjidhet pikërisht ai në rolin e kreut të shtetit.“Unë kandidoj me të kundërtat e njerëzve. Madje shumica e njerëzve xhelozojnë, madje e kanë maçokun në bark. Kjo nuk ëshët një ego, por është një mundësi, sepse Partia Socialiste kërkon president dhe Sazani është njëriu model.“Kam pasqyruar njeriun ndër breza, që mos të kem qenë i shitshëm, i blershëm.Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte per te ndjekur videon ↓↓ artikulli vazhdon..

 

Në formimin e njeriut 5% zë edukata thotë Frojdi, ndërsa 95% është pjesa e brendshme”, u shpreh Guri. Më tej, ai deklaroi se zgjidhet President, kryeministri Edi Rama do të jetë në hijen e tij dhe do të shlyej të gjitha gabimet.