Lajmet e fundit

Kaq e pati kjo/ Shpallen në kërkim dy djemtë e Tom Doshit! Njëri 20 dhe tjetri 22 vjeç

 

Dy djemtë e ish-deputetit socialist Tom Doshi janë shpallur nga kërkim nga policia pasi kanë rr ahur një punonjës policie në Tiranë, raporton Abc News.Ngjarja ndodhi në rrugën “Ismail Qemali” ku fillimisht e dy djemtë e tij kanë rrahur një person.

 

Pak minuta më pas në vendin e ngjarjes kanë ardhur disa efektivë policie, të cilët sipas bluve të Tiranës kanë kërkuar sqarimin e rrethanave të ngjarjes.Por edhe pas kësaj, dy djemtë e Doshit, Markos dhe James Doshi kanë filluar të godasin edhe policët duke i shkaktuar atij dëmtime serioze fizike.

 

Bashkë me dy djemtë e ish-deputetit ka qenë dhe një person tjetër që është ndaluar nga policia.Tashmë ata kanë mbi supe një mori akuzash si “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, sipas AbcNews.Ndërkohë për këtë ngjarje ka reaguar pak më parë dhe policia e shtetit që ka dhënë një njoftim për shtyp si më poshtë. “Shpallën shtetasit M. D., 20 vjeç dhe J. D., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

 

Këta shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Ismail Qemali”, kanë goditur me sende të forta shtetasin R. S., 38 vjeç, dhe më pas nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por i kanë kundërshtuar ata, duke i goditur për shkak të detyrës. Shtetasi E. L. është ndaluar, ndërsa shtetasit M. D. dhe J. D. janë larguar. Vijon puna për kapje
n e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.