Lajmet e fundit

Burri e tradhtoi me kunatën, historia shokuese e 34-vjeçares: Djali u ngrit natën për ta vrarë…

 

Sot në “Shihemi në Gjyq”, Tv Klan, një nënë 34-vjeçare, Briseida, shokoi me historinë e saj. Ajo tregoi se ka dy fëmijë, një djalë 14 vjeç dhe një vajzë 9 vjeçe, nga një martesë 15 vjeçare. Prej një viti ajo jeton në shtëpinë e saj, sepse bashkëshorti e ka tradhtuar me kunatën.
34 vjeçarja tha se ka qenë i biri ai që e ka zbuluar dhe ka dashur ta vrasë babain e tij. Briseida u shpreh se ka frikë për të se mos përfundon pas hekurave, teksa shtoi se bashkëshorti vazhdon të jetë me kunatën dhe kanë një fëmijë 15 ditësh.Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte per te ndjekur videon ↓↓ artikulli vazhdon..

 


Briseida: Kam ardhur për djalin tim sot. Nuk dua që djali im të bëhet vrasësi i babait. Mënyra që ka bërë burri im , tradhtia që ai dhe akoma po jeton, është shumë e shpifur, të paktën për karakterin tim. Ai ka marrë nusen e vëllait të tij, i mori vëllait nusen dhe sot kanë një fëmijë. Për këtë arsye mua më ushtrojnë dhunë dhe më dëbojnë nga shtëpia.

 

Ardit Gjebrea: Pra janë dy vëllezër? Të dy të martuar? Dhe burri yt shkonte me nusen e vëllait të tij, ndërkohë që ishte e martuar me vëllain?

Briseida: Njëkohësisht. Vëllai ka 18 vjet i martuar dhe ky ka 15 me mua.

Ardit Gjebrea: Dhe nusja shkonte me të dy vëllezërit?

Briseida: Po dhe ka fëmijë me të dy vëllezërit, me bashkëshortin tim ka një djalë 15-ditësh dhe me këtë ka një djalë 17 vjeç invalid, një vajzë 8 vjeçe dhe një 4 vjeçe.

Ardit Gjebrea: Po si u zbulua kjo gjë?

 

Briseida: Këtë e zbuloi im bir, i pa. Duke lozur në shtëpi, i sheh duke…u puthur. Nuk dua që djalin tim ta shoh në hekura. Nuk dua që djali im të vrasë babanë se mezi po e rris atë djalë. Djali e sheh duke u puthur babanë e vet e shumë gjëra, ngrihet natën e merr thikën të vrasë babanë. Unë e ndiej, i them “çfarë po bën?”, thotë “ma ti nuk e di çfarë bën ky, ky puthet me atë qelbësirën”, “me kë?” i thashë, “me Xhoanën” tha dhe i dhashë djalit shuplakë në fytyrë. I them “çfarë thua?” dhe djali duke qarë më tregon gjithçka.Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte per te ndjekur videon ↓↓ artikulli vazhdon..

 

Unë e shikoja, shikoja shumë gjëra, por e ke parasysh kur thua “ej, ti je idiote nuk ndodh, kunata është motër, nuk shkohet”. Sa i pashë, filluan të më ushtronin dhunë. Vjehrra më thoshte “hesht”, por si mund të hesht, “pse më qëllon mua, bjeri kush është për t’i rënë, jo mua”. Unë dua fëmijët e mi, asgjë s’dua sot, dua vetëm djalin. Sot fëmijët i kam të bullizuar. Djali më mbyllet , më qan, vajza mbyllet në banjë, merr mësuesja e shkollës e thotë “është mbyllur se i thonë shokët shiko ç’ka bërë babi yt.