Lajmet e fundit

Ja “dybeku” (dosja) e plotë e vjedhjeve të “Nafijes” Alma Hiçka, “Sillo” Rama e largoi para marrjes “e pandehur”

Advertisement

 

Pas denoncimit në “PAMFLETI”, prokororia ka nisur procedimin penal me rekomandim të ONM dhe Rama ka nxituar ta largojë, të mos e marrë Hiçkën, të pandehur me statusin “Avokate e Shtetit”, por si “qytetare të thjeshtë”, lojë të cilën, i pabesi e bukëshkali I ndërkombëtarëve Edi Rama, njihet dhe dihet, që e ka bërë me gjithë shokët dhe bashkëpunëtorët e tij deri tani

 

Skandali i publikuar nga “PAMFLETI”, me 200 milionë euro vjedhje fonde publike, nëpërmjet një “orgjie” falsifikimesh e pazaresh treshe, të bëra nga Alma Hiçka-Ëngjëll Agaçi-Endri Fuga, detyroi kryeministrin Edi Rama, ta shkarkonte Avokaten e Shtetit, që prej 5 vitesh vidhte arkën e shtetit.

 

Megjithëse “Sillo” Edi Rama, mes përpëlitjesh komike e mjerane, u mundua të justifikonte shkarkimin e saj me “dorëheqje”, realisht, u detyrua ta largonte, për shkak se ndaj saj, pritej të niste një hetim penal, për vjedhje në vlera të madhe, 40% e të cilave kanë përfunduar në xhepin e Ramës.

 

Shkak tjetër, që Rama tentoi të mbulonte “m**in me sh**rrë”, është fakti, se në këtë supervjedhje me damkën “HIÇKA”, janë përfshirë jo vetëm bashkëshorti i saj, por edhe bashkëpunëtorët e afërt të Ramës, konkretisht ministrat Ahmetaj e Gjiknuri, drejtori i OSHEE Adrian Çela dhe dy “Mon Kukaleshët” e tij, Ëngjëll Agaçi e Endri Fuga, pa harruar, 3 studiot avokatore, të cilat kanë bërë letrat financiare false, për çdo përfaqësim gjyqësor.

Advertisement
Advertisement
mgid.com, 793143, DIRECT, d4c29acad76ce94fgoogle.com, pub-2441454515104767, RESELLER, f08c47fec0942fa0

 

“PAMFLETI”, për të faktuar “me pikë e me presje”, vjedhjet që ka denoncuar, po publikon të plotë dhe orgjinal, raportin sekret të KLSH, të muajit korrik 2018, që tregon gjithë “dybekun” e krimit financiar e administrativ, të bërë nga “Nafija” e besuar dhe e përkëdhelur e “Sillos” Edi Rama.

 

Kujtojmë, se pas denoncimit në “PAMFLETI”, prokororia ka nisur procedimin penal me rekomandim të ONM dhe Rama ka nxituar ta largojë, të mos e marrë Hiçkën, të pandehur me statusin “Avokate e Shtetit”, por si “qytetare të thjeshtë”, lojë të cilën, i pabesi e bukëshkali Rama, njihet dhe dihet, që e ka bërë me gjithë shokët dhe bashkëpunëtorët e tij deri tani.

Advertisement

 

(Redaksia jonë, disponon dhe do të publikojë, gjithë shkresat zyrtare, për të gjitha vjedhjet, që i ka bërë buxhetit të shtetit, banda “Rama-Hiçka” e Avokaturës së Shtetit).

Advertisement