Lajmet e fundit

Aktori i njohur Spanjoll që “vodhi” zemrat e shqiptarëve rrëfen lidhjen intime me nënën…

 

Një prej aktorëve të telenovelave meksikane që rrëmbeu zemrën e publikut shqiptar ka rrëfyer disa detaje që askush nuk i dinte për të.

 

Në një intervistë, Eduardo Yanez tregoi se gjatë fëmijërisë krijoi marrëdhënie shumë të ngushtë me nënën, që quhet Maria Eleva Luevano. Dashuria e tij e parë ishte mësuesja e shkollës fillore, por dashuria e tij më e madhe ishte nëna, me të cilën bënte edhe dush.

 

“Kur mamaja nuk donte të bënte më dush me mua, doja të vrisja veten. Si mund të ndodhte një gjë e tillë! E konsideroja si gruan time”, tha ai.

 

Më pas shtoi se qëndronte gjithmnë pranë nënës dhe bëhej xheloz kur i afroheshin meshkuj të tjerë.