Lajmet e fundit

Kryemadhi: Kam menduar largimin nga Shqipëria, por TANI nuk iki sepse me Berishën do e penzionojmë nga politika përgjithmonë!

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi sot se edhe ajo si gjithë shqiptarët e të rinjtë e ka menduar shumë herë largimin nga Shqipëria, por sipas saj “kjo është ajo që do Edi Rama”.Gjatë një takimi me gjimnazistët, Kryemadhi ka deklaruar se të rinjtë po shpopullojnë vendin dhe se kjo ka ndodhur për shkak të Edi Ramës, kr.imit dhe korr.upsionit.

 

Kryetarja e LSI-së komentoi dhe qëndrimet e Ramës dhe sulmet e tij ndaj SPAK, teksa ka thënë se kjo vjen për shkak të fri.kës që ka ndaj dosjes së inceneratorëve.

 

“Po t’ju pyesësh të gjithëve nëse doni të largoheni nga Shqipëria, besoj se ju të gjithë do thoni po! Largimin nga Shqipëria edhe unë e kam menduar shumë herë, por këtë gjë e do Edi Rama. Edi Rama është kryeministri i dr. ogës, korr. upsionit, vr .asjes së shpresuese, i var .fërisë së shqiptarëve, është kryeministri i çdo fa tke.qësie që i ka rënë shqiptarëve. Rinia shqiptare ndjen neveri ndaj politikës dhe sot pamë se si Edi Rama urdhëronte ngritjen e Këshillave Rinor me urdhër politik.

 

Kërc.ënonte SPAK-un, PS, SKAP, çfarë s’kemi dëgjuar, por shkumëzimi që kishte Rama behet fjalë për dos.jen e Inceneratorëve. Fatet e Tiranës për 30 vjet i ka vendosur, Edi Rama dhe Erion Veliaj, sepse ata do vendosin taksat. Të rinjtë s’do kenë të drejtë të marrin vendime sepse çdo gjë është dhënë me koncension”, tha Kryemadhi.

 

Më tej, kryetarja e LSI-së ka sul. muar dhe ish-aleatin e saj, Lulzim Basha, të cilin e aku.zoi se shiti opozitën për interesat e tij personale.