Lajmet e fundit

Nga mardhënia me vjehrrën tek koha që Elgiti po kalon me binjakët, Kela Huta i rrëfeu të gjitha

 

Klea Huta dhe Elgit Doda janë një ndër çiftet më të dashur të showbizit.E ftuar së fundmi në emisionin “Goca dhe Gra” ajo ka folur mes të tjerash dhe për mardhënien e saj me vjerrën, mamanë e Elgitit duke u shprehur:

 

“Mashkulli e mban balancën e shëndetshme mes gruas dhe nënës. Unë jam një mrekulli. Kam marrëdhënie shumë të mirë me prindërit e Gitit. Ai i ndan shum mirë raportet dhe relatat. Unë me mamin e Elgitit jemi të dyja gaforrja. Shumë gjëra të ngjasme, ndjeshmëria, mirësia. Kur e kam takuar për herë të parë, më ka parë si vajzën e vet, kjo i sheshoi gjërat, i ngjiti menjëherë. Unë e kam trajtuar si mamanë, ajo si vajzën”, tregoi Klea Huta.

 

Së fundmi bashkëshorti i saj këngëtari Elgit Doda po shijon sukseset e tij muzikore në bashkëpunim me vëllezërit Veshaj, dhe për ktë gjë Klea u shpreh me shaka se Romeo dhe Donaldi ja kanë marrë Elgitin duke thënë:

 

“Nuk po e shoh në shtëpi unë e shkreta. Po e sheh Romeo dhe Donaldi më shumë se unë. Ai dhe unë kemi zgjedhur të rrimë me njëri- tjetrin në profesionin që kemi. Ne që në fillim, Giti punonte deri vonë në studio, besimi ka qenë i konsoliduar. Ja kam lënë gjithë lirinë time. Kontrolli e shkatërron martesën”, tha ajo.

 

Megjithatë mesa kemi vënë re nga rrjetet sociale pavarsisht kohës dhe sakrificave të profesionit çifti e gjejnë gjithmonë kohën për familjen e tyre të vogël.