Lajmet e fundit

Ishe i martuar dhe të kapën me tjetrën në hotel/ Keisi nuk i lë gjë mangut Stresit, ja thotë të gjitha tëk e tëk e tëk

 

Sot në media kanë qarkulluar lajme se Stresi dhe Keisi i kanë dhënë fund lidhjes. Gjithçka nisi nga një foto e publikuar nga bukuroshja në Instastory, ku shihej se ishte bërë gati për një takim romantik.

 

Pas lajmeve për daljen e saj me dikë tjetër, nuk mungoi një reagim nga Stresi. I kontaktuar nga “Iconstyle” reperi u shpreh: “Makiazhi mund t’ju bëjë të bukur në paraqitjen e jashtme, por nuk mund t’ju ndihmojë nëse jeni e shëmtuar nga brenda. Veçse nëse e hani makiazhin.”

 

“Imagjino ç’bëhet për një djalë imagjinar që nuk është parë me sy, bëhet dhe lajm portalesh mundësisht. Ndërkohë të tjerët që janë të martuar kapen në hotele me femër tjetër dhe prapë s’dalin me shpirt të shëmtuar. Hajde botë hajde! Gjithsesi, gjithsecili e tregon veten në fund”, ka shkruar Keisi.