Lajmet e fundit

E thonë gjermanët/ Lija e majmunit kap më shumë burrat që kanë ‘qejf’ burrat

 

Pasi bota po clirohej nga pandemia e Covidit që na zaptoi për më shumë se dy vite tani është gati të përhapet me të njëjtën shpejtësi një tjetër sëmundje, lija e majmunit.Ministri i Shëndetësisë në Gjermani shprehu shqetësimin për rastet e lisë së majmunit dhe tha se vendi do të lëshonte udhëzimet e karantinës, pasi raportoi tre raste.

 

Gati 20 vende ku lija e majmunit nuk është endemike kanë raportuar raste të sëmundjes virale, me më shumë se 100 infeksione të konfirmuara ose të dyshuara, kryesisht në Evropë.“Në orët e ardhshme ne do të përpunojmë rekomandime së bashku me Institutin Robert Koch në lidhje me izolimin për karantinë.

 

Ne do të jemi në gjendje t’i paraqesim ato nesër”, u tha gazetarëve ministri gjerman i shëndetësisë Karl Lauterbach.Lauterbach tha se burrat që shkojnë në shtrat me persona të gjinisë së tyre dhe kryesisht me me partnerë të panjohur janë aktualisht një grup rreziku dhe duhet të paralajmërohen për linë e majmunëve.

 

Ai tha se modeli i përhapjes ishte shqetësues, duke thënë se dukej se mënyra e përhapjes së virusit kishte ndryshuar dhe kërkoi veprim të shpejtë për të frenuar një përhapje globale.