Lajmet e fundit

Jam shqiptar tha Sulejmani i Madhërishëm/ Por gruaja e tij reagon me fjalë të tjera: Boll më, po qaj

 

Halit Ergenc, aktori turk i njohur si ‘Sulejmani’ po xhiron aktualisht në serialin ‘Babil’ ku është në rolin e ‘Halitit’.

 

Në jetën reale aktori është i martuar me Berguzar Korel, një aktore tepër e dashur për publikun shqiptar, ku u njoh nën personazhin e ‘Shehrezades’.

 

Me sa duket, aktorja po e ndjek serialin e bashkëshortit, dhe së fundmi diçka e ka revoltuar atë. Në serial, Halit mëson se fëmija nuk është i tij dhe kjo gjë me sa duket perveç publikut ka prekur dhe Shehrezaden e cila reagoi duke shkruar ne InstaStory “Nuk mund të na e bëni këtë. Jam lodhur me ju, nuk ju ndjek më”, shoqëruar me emoji duke qarë.

 

Duket që aktorja e ka të vështirë të shohë bashkëshortin tek interpreton momente të vështira për të.