




Moderatorja Rudina Dembacaj, e cila është e njohur për postimet e saj të shpeshta në rrjetet sociale, këtë herë ka zgjedhur që të publikojë videon e udhëtimit në Turqi, ku dhe mori propozimin për martesë nga ana e Frrokut.





Ky i fundit shihet mjaft i bezdisur nga prania e kamerave, dhe mjaft i tërhequr në krahasim me Rudinën, e cila duket se është e emocionuar pas zbulimit të Kapadokias.





Në videon që detajon udhëtimin disa ditor, Rudina, gjatë një darke romantike, dëgjohet kur thotë:





“O Mark Frroku, ta hëngsha buzën”. Përgjigja e Frrokut për këtë është epike më pas: “Do i postosh këto gjëra, ke lujt mendsh!”.





Ndërkohë që Dembacaj e bindur në aftësitë e saja si vlogere, thotë që patjetër që do i postojë. Dembacaj dhe Frroku prej kohësh kanë nisur bashkëjetesën mes tyre , dhe tashmë duket se do të ketë dhe një dasmë për të kurorëzuar dashurinë e tyre.





Shihni videon nga minuta e peste: