Lajmet e fundit

Rrëfehet aktorja e njohur/ Marr shumë para tani, por dikur më mbanin me thërrime

 

Ndonëse sot është një nga aktoret më të paguara të skenës shqiptare, jeta e Delinda Dishës nuk ka qenë gjithmonë kështu.‘Më paguan vetëm 15 mijë lekë të vjetra’

 

E ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ Delinda Disha ka folur përballë moderatores Ester Bylyku, për punën e saj të parë, dhe sa është paguar.
Pjesë nga intervista:

 

Ester Bylyku: Cila është puna që ti je paguar mëpak? Jo detyrimisht mund të ketë qenë punë televizioni.

 

Delinda Disha: Në fillimet e mia, kur kam qenë nga klasa e shtatë, merrja pjesë në videoklipe, dhe paguhesha 15 mijë lekë (të vjetra).

 

Ester Bylyku: Merrje pjesë në videoklipe?Delinda Disha: Po, kam bërë nja dy videoklipe, dhe u pagova 15 mijë lekë. Deri në klasë të tetë, kam qenë tek shtëpia e kulturës, në qytetin e Fierit, dhe shkoja në çdo aktivitet që bëhej.