Lajmet e fundit

Vd!q gjatë pushimeve në Dhërmi, historia e studentit anglez të fizikës që kaloi ditët e fundit të jetës në Shqipëri! Flasin miqtë e tij

Advertisement

 

Një student hebre nga Londra, i cili “gjithmonë kishte një buzëqeshje në fytyrën e tij” ka ndërruar jetë gjatë pushimeve në Shqipëri.Kështu shkruajnë mediat britanike, për të riun Zohar Dean Collins, 22 vjeç, i cili vdiq pak ditë më parë në Dhërmi pasi ra nga kati i tretë i hotelit ku po qëndronte.

 

Studenti i fizikës i Universitetit të Leeds-it kishte udhëtuar me miqtë e tij në Dhërmi, një qytet turistik në rivierën shqiptare, pasi mbaroi vitin e tretë të universitetit, shkruajnë mediat.Një nga miqtë e tij, i cili e shoqëronte gjatë pushimeve në Shqipëri ka treguar se ka qenë me Collins pikërisht ditën kur ka ndodhur ngjarja.

 

“Isha me Zoharin në ditën e tij të fundit në këtë planet dhe mund t’ju them me besim se ai ishte i lumtur, plot jetë dhe duke shijuar botën përreth tij si gjithmonë”, ka treguar miku i 22-vjecarit.

Advertisement

 

Trupi i viktimës, sipas mediave britanike vazhdon të jetë në Shqipëri, ndërsa në internet ka filluar një mbledhje fondesh për të ndihmuar prindërit dhe tre vëllezërit dhe motrat e të riut që të marrin trupin e pajete. Deri tani janë mbledhur 22 mijë paund nga rreth 800 donatorë.

Advertisement
mgid.com, 793143, DIRECT, d4c29acad76ce94fgoogle.com, pub-2441454515104767, RESELLER, f08c47fec0942fa0
Advertisement

 

Ndërkohë në një deklaratë, Shoqata e Fizikës së Universitetit të Leeds, ku edhe i riu studionte e kujtoi një “mik të dashur” dhe “anëtar jashtëzakonisht të vlerësuar”.‘Humbja e Zoharit lë një boshllëk të madh në jetën tonë dhe komiteti nuk do të jetë i njëjtë pa të. Ai ishte shumë i dashur dhe i admiruar dhe ne jemi shumë të trishtuar.’- thanë ata.

 

“Të gjithë po e kujtojmë Zoharin si njeriun e zgjuar, me shpirt të lirë dhe të ngrohtë. Ai ishte vërtet i veçantë, duke pasur gjithmonë një buzëqeshje në fytyrën e tij dhe duke drejtuar të tjerët.’- thanë miqtë e tij.Miku Ryan tha se Collins “gjithmonë bënte gjërat që donte, ishte një shpirt i lirë, dhe kjo ishte një nga gjërat që njerëzit donin tek ai”.

Advertisement
Advertisement