




Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ka qenë Nertila dhe nëna e saj Historia. Nertila tregon se e ka bra kt isur burri dhe janë në proces divo rci.Ai jeton me një grua tjetër që ka dy fëmijë dhe i ka marrë në shtëpi, ndërsa ajo vetë me 3 fëmijët e saj ka shkuar të jetojë tek shtëpia e prindërve.





Nertila tregon se prindërit e saj shitën një tokë, i hapën mobilieri ish-burrit, i blenë makinë dhe një shtëpi në Tiranë dhe pas 11 vitesh u divo rcuan. Prindërit nuk kanë mundësi ta mbajnë më vajzën.





Zonja Historie tregon se ajo është invalide, burrin e saj e ka të sëmurë, ka qenë i perse kutuar dhe të gjitha para që kanë marrë si dëmshpërblim, ia dhanë dhëndrit sepse e besuan si ta kishin djalin e tyre dhe që të krijonte një jetë të mirë me fëmijët dhe Nertilën.





Ajo thotë se nuk e mban dot të bijën në shtëpi sepse nuk është në gjendje. Nertila i kërkon të ëmës që ta mbajnë dhe për disa kohë sepse ish-bashkëshortit nuk i intereson më për fëmijët dhe nuk i ndihmon ata.





Gjatë një bisede telefonike me Eni Çobanin, ish-bashkëshorti i Nertilës, Ylli ka treguar se ai i ka mbajtur Lekët e pensionit të vajzës sepse vajza ka jetuar me të, madje ai kërkon edhe kujdestarinë e tre vajzave. Eni Çobani tregon se e ka parë me sytë e vetë një mesazh për Ylli i ka çuar në telefon duke e kër cën uar se do e fuste në bu rg.





Ai e mo hon këtë aku za dhe shprehet se i ka rënë telefonit disa herë për të folur me fëmijët dhe nuk ia ka hapur dhe në fund të telefonatës ai mohon se i ka marrë ish-vjehrrës së tij Historie 120 milion Lekë të vjetra.