Lajmet e fundit

Ekskluzive/ 30 dosjet e para që do fusin Ilir Metën në bu.rg, njihuni me materialin e parë të SPAK për babanë e korrupsionit në Ballkan

Advertisement

 

Grupi i parë prej 30 dosjesh përfshin disa nga veprimtaritë korruptive të Ilir Metës të shtrirë në 28 vite, në dosje përfshihen vjedhjet në buxhetin e shtetit, plaçkitjet e pasurive publike, lidhjet me kr.iminelë, vjedhje donacionesh etj

 

Sa herë flitet për shembjen e murit të pandëshkueshmërisë në Shqipëri, për arr.estimin e ‘peshqve të mëdhenj’, për lu.ftë kundër korrupsionit në nivele të larta, për pastrim parash, për pasuri të paligjshme, për guroret dhe shkatërrimin e pyjeve etj., vetvetiu në mendje të vjen emri i Ilir Metës, të cili Edi Rama u ka bërë shqiptarëve peshqesh si President. Sipas perceptimit publik dhe raporteve publike dhe kofidenciale të ndërkombëtarëve, Ilir Meta konsiderohet si politikani më i korruptuar në Evropë.

 

Bashkë me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, Meta ka deklaruar një pasuri me vlerë mbi 15 milionë euro, ku si të ardhura të ligjshme kanë vetëm dy rroga shteti. Pasuria e vërtetë e tyre mendohet se është gsa sa buxheti i një viti i shtetit shqiptar. Disa vite më parë, Meta u ka me bllokuan e pazarit në zyrën e Dritan Priftit, duke bërë pazar me pronat publike. Por, Meta i shpëtoi dënimit në Gjykatën e Lartë, pasi Gjykata e Lartë ishte thjeshtë një nevojtore e Sali Berishës. Të gjithë gjyqtarët votuan që Meta të mos futej në bu.rg u shkarkuan nga Vetingu si të korruptuar. Shpëtoi vetëm Ardian Dvorani i cili votoi që Meta të shpallej fajtor.

Advertisement

 

Pas gati tre dekadave veprimtaria korruptive, duket se po vjen ora që Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi të japin llogari para SPAK-ut. Sot po listojmë 30 dosjet e para të Ilir Metës që do të janë objekt i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Këto dosje janë përgatitur nga vetë njerëzit e Sali Berishës, me qëllim për ta mbajtur Metën peng, sa herë Meta ndryshonte martesat politike. Dosjet janë pasuruar nga Edi Rama, gjatë kohës kur qeveriste me Metën, po për të njëjtin qëllim. Rama u dërgoi dosjet ndërkombëtarëve. Por vetëm tani po krijohen kushtet që drejtësia t’i marrë në dorë këto dosjet. Këto janë vetëm grupi i parë i dosjeve. Me ngritjen e Byrosë së Hetimit, do të krijohen dosjet të tjera për afera shumë të rënda, pasi siç dihet aktiviteti i Metës shtrihet në tre dekada.

Advertisement
Advertisement
mgid.com, 793143, DIRECT, d4c29acad76ce94fgoogle.com, pub-2441454515104767, RESELLER, f08c47fec0942fa0

 

30 dosjet e para për Ilir Metën
Dosja e AKBN. Kompania kanadeze-amerikane “Empire Mining Corporation”, e njohur për fushën e minierave, pasi investoi 100 milionë USD në Shqipëri, u përzu nga dyshja Meta-Naço. Ndërsa Naço shkoi në Turqi për të bërë pazare me kompani turke, pas përzënies së firmave kanadeze-amerikane, Berisha e bllokoi procesion e dhënies së lejeve për kërkim dhe shfrytëzim të nëntokës. Antikorrupsioni i Berishës hetoi Besjan Peshën, ish-Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, arkitekt i shumë aferave në Ministrinë e Ekonomisë. Më vonë Meta e përzuri Peshën, pasi dyshoi se po luante më shumë për vete.

Advertisement
Advertisement