




Sali Berisha me sa duket ka “dorën e rëndë” pasi të gjithë ata me të cilët ka bashkëpunuar për të realizuar të gjithë kri.met dhe punët e pista kanë pasur një fat të keq. Pjesa më e madhe e tyre nuk jeton më dhe janë ndarë nga kjo botë ose nga ndonjë sëmundje e ngadaltë ose nga ndonjë sëmundje e papritur, për të zhytyr në mister gjithçka që ka pasur lidhje me ta dhe kupolën qeverisëse të vendit.





Të përdorurit prej tij në kri.met mons.truoze që ka bërë në Shqipëri në kurriz të shqiptarëve për vite e vite me radhë janë përballur me humbje jete dhe shkatërrim familjar. Nuk mund të harrohet përdorimi që i bëri ish kreut të SHIK Bashkim Gazidede, nga përgjimi, survejimi dhe shkatërrimi i opozitës së atëhershme e deri tek zhdukja e veprimtarit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, varri i të cilit nuk është gjetur as sot e kësaj dite.





Sapo Remzi Hoxha rrezikoi dekonspirimin e ish Presidentit Sali Berisha si shërbëtor besnik i serbëve dhe Milosheviçit në atë kohë, thuhet se ka pasur dhe një filmim për takimet e Berishës me Milosheviçin dhe Gligorovin në Shën Naum apo me Arkanin në Shkodër dhe Tetovë, Berisha urdhëroi Gazideden që të zhduket Remzi Hoxha autori i filmimit të takimeve.





Një skenar mafioz që solli dhe pastrimin e tërë skenës, përfshirë dhe realizuesit. Ku njëri nga ish shefat e SHIK-ut Avni Koldashi është në çmendine, tjetri Ilir Kumbaro është në arrati në Britani dhe mbrohet nga njerëz të Berishës, Arben Sefgjini është në Shqipëri, por nën monitorim të rreptë nga ana e njerëzve të Berishës.





Ndërsa shefi i tyre Bashkim Gazidede është shuar dalëngadalë pas azilit në Turqi dhe ftesës për “kthim” në Shqipëri më 2005 ku menjëherë pas emërimit nëndrejtor i Hipotekave, shëndeti i tij mori tatëpjetën dhe tashmë prehet në banesën e fundit.





Pasi me sa duket dinte shumë, që nga survejimi i opozitës dhe njerëzve kundërshtarë ndaj Berishës, involvimit të shërbimit sekret serb tek Berisha, priramidat mashtruese financiare e deri në shkatërrimin e shtetit më 3 ditë në mars 1997