




Bëhet fjalë, për medaljet e minatorëve grevistë të Valiasit, të cilët akuzojnë personin “non grata” dhe “kuqon”, se medaljet me peshë totale 4 kilogramë e 508 gram flori, janë prodhuar në Stamboll me flori të rezervës shtetërore shqiptare dhe janë dorëzuar në Presidencë qysh në muajin janar 1995, madje në dosjet e Presidencës, figurojnë sikur u janë dorëzuar minatorëve; ndërsa më 1 maj 2014, kryetari i sindakatës, Gëzim Kalaja, nderoi Sali Berishën me dekoratën e artë “Nderi i Sindikalizmit Shqiptar”





Prej 10 vitesh, stok në Gjykatën e Lartë, po qëndron në pritje për gjykim edhe dosja me paditës 49 ish-minatorë grevistë të Valiasit, të dekoruar “Pishtar i Demokracisë”, të cilët akuzojnë ish-presidentin Berisha dhe ish-këshilltarin e tij Genc Pollo, për vjedhjen e medaljeve prej floriri.
Janë bërë 36 procese e dhjetëra seanca në Gjykatën e Faktit e të Apelit në Tiranë; dhe 4 rekurse në Gjykatën e Lartë, duke i sjellë vërdallë me gjyqe nga poshtë-lart e nga lart-poshtë, por pa asnjë vendim përfundimtar.
Qysh prej muajit janar 2011, ata presin nga Gjykata e Lartë, të detyrojë Presidencën, të zbatojë Dekretin Nr.72, datë 22.03.1995, për të marrë medaljet e titullit “Pishtar i Demokracisë”, mbasi në ceremoninë zyrtare, Sali Berisha e Genc Pollo… u dhanë vetëm kartonët.





Krye-këshilltari i Presidencës, Genc Pollo, sqaroi minatorët, se medaljet do dorëzoheshin personalisht nga Presidenti Sali Berisha, me ceremoni tjetër shtetërore më 25 maj 1995, me rastin e 4-vjetorit të grevës së Valiasit!
Mirëpo në ceremoni, Saliu u dha vetëm nga një pije, kikirikë e nga një copë letër format “A-4”, me tekstin e motivit të dekorimit “Pishtar e Demokracisë”; dhe nga një urdhër me firmën e tij, por pa vulë, drejtuar Sigurimeve Shoqërore për pensione të posaçme nga 25 mijë lekë të reja secili.
Ndërsa për medaljet prej floriri, Saliu u tha se do t’u jepeshin pas 1 muaji, d.m.th. më 25 prill 1995, për shkak se firma turke ku ishin porositur për t’u prodhuar, nuk i kishte sjellë.
Pasi ngriti dolli me minatorët e u largua me këshilltaren Aida Shehu; Sali Berisha u tha se kishte ngarkuar Genc Pollon, t’i sqaronte me detaje për marrjen e medaljeve.





Pas 1 muaji, një grup minatorësh iu drejtuan Sali Berishës me kërkesë për medaljet, por nga Genc Pollo iu dha kjo përgjigje: “Prisni edhe pak ditë, janë duke ardhur nga Turqia”; ndërsa për pensionet e posaçme duhej vendim qeverie e jo “letër dore” nga Saliu.
Saktësojmë, se sipas ligjit ende në fuqi, medalja e dekoratës “Pishtari i Demokracisë”, është me përbërje flori në masën 92 gram; dhe dorëzohet ditën e ceremonisë së dekorimit, bashkë me certifikatën e dekorimit.
Në akuzë, thuhet se medaljet janë prodhuar në Stamboll me flori të rezervës shtetërore shqiptare; dhe janë dorëzuar në Presidencë qysh në muajin janar 1995, me peshë totale 4 kilogramë e 508 gram flori, marrë në dorëzim nga Genc Pollo, këshilltari i autorizuar prej Berishës.





Mirëpo asnjë nga minatorët nuk e ka marrë medaljen, ndërsa sipas sqarimit që u ka bërë Ish-presidenti Rexhep Mejdani në muajin maj 2000, medaljet e arit kanë ardhur nga Turqia, u është bërë pagesa dhe në letra, figurojnë sikur u janë dhënë grevistëve të dekoruar.
Ndërsa në vitin 2016, ish-Avokati i Popullit, Igli Totozani, u ktheu përgjigje, të mos shpresonin marrjen e medaljeve, pasi me Dekret Nr. 8092, datë 08/04.2013 të firmosur nga Bujar Nishani, nuk do dorëzohej asnjë medalje floriri, për asnjë të dekoruar në vitet 1992 e në vazhdim.





Por edhe pse Sali Berisha e Genc Pollo, ua vodhën 49 minatorëve grevistë 4.5 kilogramë dekorata floriri; kryetari i sindikatës së minatorëve, Gëzim Kalaja; më 1 maj 2014, i dha Sali Berishës dekoratën e artë “Nderi i Sindikalizimit Shqiptar