Lajmet e fundit

“Dosja rozë”/ Çfarë u dhuron presidenti Meta dashnoreve tani që orën “Seiko” e zbuloi Monika?!

Advertisement

 

Kushdo që e njeh Presidentin e Republikës tonë ia di dobësinë që ka për gazetaret dhe orët e markës Seiko. Edhe atëhere kur peshonte shumë, edhe tani që ka hequr gjysmën e stomakut dhe është holluar, Ilirit i shkon goja lëng sa herë ka përballë një gazetare. Sidomos nga ato ambiciozet që nuk e kursejnë veten kur vjen puna për ndonjë përfitim, i madh a i vogël qoftë.
Në çdo kohë dhe post ku ka qenë, fiksimi i Metës nuk ka ndryshuar. Kur në zyrën e tij mbërrin një kërkesë për intervistë, ish- kryeministrit i shfrenohet fantazia prej mashkulli që për herë të parë ka parë femër me sy në moshën 25 vjeçare.
Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte per te ndjekur videon ↓↓ artikulli vazhdon..

 

Në kushtet e tundimit të papërmbajtshëm ai, si fillim, u bën një telefonatë pronarëve të medias që do intervistën dhe u kërkon të mos i dërgojnë gazetare të mërzitshme dhe të shëmtuara.Në këmbim të intervistës duhet një gazetare e mirë. Punë e madhe se jo të gjitha ia varin. Defiçencat seksuale të presidentit përmbushen disi, edhe thjeshtë duke parë dhe dëshiruar me sy. Ama nëse planet shkojnë siç duhetMeta i merr masat në kohë reale. Për të qenë në lartësinë e duhur, Iliri ka gjithmonë në dispozicion një njeri, të cilit kur i bie telefoni ka vetëm një detyrë: të shkojë me vrap në një dyqan të besuar orësh dhe të blejë një të markës Seiko.
Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte per te ndjekur videon ↓↓ artikulli vazhdon..

Advertisement

 

Kush e di se prej çfarë lloj fiksimi, sa herë që një gazetare ia var, Iliri i dhuron një orë të tillë.
Vetëm se historitë me Seiko janë bërë aq popullore sa tashmë e dinë të gjithë. Edhe vetë zyrtarisht-bashkëshortja, Monika Kryemadhi. Madje që kur e mori vesh këtë fiksim të të shoqit, gjëja e parë që Monika u shikonte gazetareve kur i takonte, ishte ora. Ajo i tregonte edhe tradhtitë e të shoqit. Prej orës së dorës e hëngri kohë më parë edhe gazetarja me emrin Mira që sot drejton një portal që ia ka bërë dhuratë lali Eri.

Advertisement
Advertisement
mgid.com, 793143, DIRECT, d4c29acad76ce94fgoogle.com, pub-2441454515104767, RESELLER, f08c47fec0942fa0

 

Askush nuk do ta kishte marrë vesh kurrë që Mira kishte kaluar nga zyra e Metës, pa kishte mbyllur ca halle fisi, punësime kushërinjsh dhe të mira materiale për vete, nëse nuk do të mbante në dorë një Seiko. Që rastësisht ia pa në dorë Monika, e cila pa ia përtuar hiç, – meqë i kishte ardhur majë hundës me këtë punën e Seikos, – ia bëri të qartë, edhe në sy të njerëzve të tjerë, se e dinte që Mira orën e kishte peshqesh prej “asaj veglës” së të shoqit.
Kuptohet që Mira nuk e deshi veten dhe Seiko-n nuk e vuri më kurrë në dorë. Ama batuta e bëri punën e vet. Mira dhe skuadra e “dhuratave Seiko” nuk e shijuan më orën në publik.E ndërkohë që Monika vazhdon të jetë vigjilente, Iliri me keqardhje ka ndërruar markë. Por jo formulë. Për arsye që një dreq e di se cila është, Presidenti vazhdon të dhurojë ora për çdo dashnore që kap. Vetëm se nuk është më Seiko.
I ndryshon sipas rastit dhe kujton me nostalgji kohën kur Seiko-t e bukura shkonin në destinacion…

Advertisement
Advertisement