Lajmet e fundit

Fifi ka një kërkesë për Edi Ramën/ A ka mundësi që unë si vajzë shqiptare e Kosovës të…

 

Nëpër intervista dhe jo vetëm, Fifi shpesh përmend një detaj, mungesën e pasaportës shqiptare.

 

Përkundër faktit që është një prej artisteve më të suksesshme dhe prej vitesh jeton në Shqipëri, në një paradoks të pashoq, as me dekret e as proceduralisht, Fifit ende nuk i është dhënë pasaporta e shumëmerituar shqiptare.

 

Në lidhje me këtë fakt, ajo e ka ripërsëritur kërkesën e saj publikisht. Përmes një postimi në Instagram, Fifi i ka bërë thirrje Presidentit, Kryeministrit, Kryebashkiakut të Tiranës dhe Ministres së Kulturës që ta shqyrtojnë kërkesën e saj.

 

“Si një vajzë shqiptare nga Kosova që veproj e jetoj tash e shtatë vite në Shqipëri dhe dua fort të pajisjem me pasaportën shqiptare me shqiponjë… A mund të ndodhi që të bëhem nënshtetase shqiptare ndonjëherë?” – ka pyetur Fifi.