Lajmet e fundit

Gena nuk lejohet më të shkojë në Amerikë/ Ja c’ka ndodhur me këngëtarin shqiptar

 

Këngëtarit të njohur nga Shqipëria, Briken Lito, i njohur nga të gjithë si Gena, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i ka shqiptuar ndalesë të përjetshme për hyrje në territorin e saj, transmeton Gazeta Metro.

 

Sipas informatave dhe dokumenteve që ka siguruar Gazeta Metro, shkaku i kësaj ndalese po del të jetë ikja nga tatimet, për t’iu shmangur atyre.Gena, i cili njihet si njëri prej këngëtarve më të suksesshëm në estradën shqiptare, nuk ka paraqitur tatimet për koncertet e shumëta që i ka mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme u raportua se një vendim i njëjtë, për arsyen e njëjtë, është shqiptuar edhe ndaj këngëtarit nga Kosova, Shkëlzen Jetishi.Para disa kohe, një ndalesë të këtillë ka patur edhe këngëtari Afrim Muçiçi, i njohur për koncertet e shumta në diasporë e sidomos në SHBA

 

Siç duket tani Ambasada amerikane masa të këtilla ndalimi do të fillojë të praktikojë tek secili pjesëtarë të estradës që do të mundohet të marrë vizë turistike, e që ato viza i shfrytëzojnë për të mbajtur koncerte nëpër SHBA.