Lajmet e fundit

Vazhdon sherri, Rudina Dembacaj fyen Agron Llakën: Nuk e nxjerr dot fshatin nga vetja, ja çfarë i ka thënë Vera Grabockës

Advertisement

 

Moderatori Blendi Fevziu ka dhënë për festa një intervistë të veçantë ku flet për jetën familjare e marrëdhënien me dy vajzat, Mishel dhe Alis. Blendi ka treguar për “Revistawho” se ndonëse është shumë i zënë, arrin ta organizojë kohën për vajzat.

 

Një baba i lumtur i dy vajzave. Më duket mua apo me vajzën e dytë po rikuperon kohën që ‘i ke vjedhur’ të madhes?
Po, shumë më tepër se sa me vajzën e madhe. Është çështje moshe dhe pjekurie padyshim. Tani jam shumë më i zënë, por organizohem më mirë që të kaloj kohë me të.Kur ke vajza ke botën, thotë një këngë popullore. Ama mentaliteti (jo vetëm) shqiptar, do djem. A ke qenë ndonjëherë burri që dëshironte të kishte një djalë?
Jo asnjëherë. S’ka qenë kurrë shqetësim i imi.

Advertisement
mgid.com, 793143, DIRECT, d4c29acad76ce94fgoogle.com, pub-2441454515104767, RESELLER, f08c47fec0942fa0

 

Blend, sa e rëndësishme është një familje e lumtur për një burrë të suksesshëm? Ç’mendim ke për atë shprehjen “pas një burri të suksesshëm qëndron gjithmonë një grua e fortë”?
Të jesh i qetë në familje eshtë një kusht shumë i rëndësishëm nëse do të kesh sukses në karrierë ose në punë. Pastaj bota është e mbushur me shprehje që jo rrallë kundërshtojnë edhe njëra-tjetrën.
Sa janë këshilltare të tuat, bashkëshortja dhe vajza e madhe? Sa e ndan ngarkesën e punës me to?

Advertisement
Advertisement

 

Zakonisht nuk flas për punën në shtëpi. Shumë rrallë dhe nuk i përfshi pjesëtarët e tjerë të familjes në këtë histori.Një vilë në periferi, një lagje ku i njeh thuajse të gjithë fqinjët… Ndodh edhe tek ju si në Hollywood, shkoni për festa në shtëpitë e njëri-tjetrit?
E para nuk di që të ketë kaq festa, ose unë s’jam tipi i festave mbase. Shkoj për kafe ose darka në shtëpitë e të njohurve, pranë apo larg qofshin.

 

Fton shumë miq në shtëpi?
Padyshim. Gjithnjë. Pothuaj çdo darkë të premteje dhe të shtune. Dhe jo vetëm miq, por edhe njerëz me të cilët më lidh puna, që mbase edhe nuk i fus në llogarinë e miqve.

Advertisement
Advertisement