Lajmet e fundit

Largohet nga Shqipëria dhe muzika, Mariza Ikonomi nis karrierën e re si aktore në Karaibe

Advertisement

 

Mariza Ikonomi ka marrë vendimin të largohet për një kohë të gjatë nga Shqipëria. Këngëtarja ka ndërmarrë një tjetër rrugë në botën e artit. Këtë herë jo më si këngëtare por si një aktore.

 

“Udhëtova në të gjithë Europën Veriore, ku edhe këndova. Ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe po mendoj ta ribëj. Unë e ndjeja që duhej të shkëputesha dhe madje ndiej që ende duhet të shkëputem edhe më gjatë”,- ka thënë këngëtarja.

 

Siç ka zbuluar gjatë udhëtimeve në Europë, ajo ka pasur mundësi të provojë edhe një eksperiencë mjaft të veçantë në teatër. Aktrimi është puna e re e saj, nëse shohim fotot e fundit që ka postuar nga Spanja, ku pozon me veshjen e Kleopatrës, mesa duket, një nga rolet e saj.

Advertisement
Advertisement
mgid.com, 793143, DIRECT, d4c29acad76ce94fgoogle.com, pub-2441454515104767, RESELLER, f08c47fec0942fa0

 

Për “Panorama Plus”, Mariza tregoi se aktualisht po jeton në Karaibe, ku dhe po vazhdon karrierën e saj të re jashtë Shqipërisë. Nuk është hera e parë që Mariza provon karrierë jashtë vendit, duke pasur parasysh faktin që para disa vitesh ajo qëndroi ca kohë në Francë.

 

Mariza Ikonomi ka vendosur të qëndrojë gjatë në Karaibe, ku edhe ka nisur dhe po përjeton përvojën e saj të re si aktore.

Advertisement
Advertisement