




Para se të martohej, i ati i dha një letër. Ishte një letër amanet. Porosia ishte: Para se të mbyllesh me nusen naten e marteses, do i japësh këtë letër. Ti nuk duhet ta lexosh…
Para se të martohej, i ati i dha një letër. Ishte një letër amanet. Porosia ishte: Para se të mbyllesh me nusen naten e marteses, do i japësh këtë letër. Ti nuk duhet ta lexosh…





Natën e martesës, atij iu kujtua porosia e babait. Para se të hyjë në dhomë tek e shoqja, ai mori letrën dhe ia dorëzoi. E shoqja, pasi e lexoi iu turr dhe pasi i dha një pëllëmbë të mirë në faqe i tha: Do të shkurorëzohemi tani! Dhe kështu ndodhi, ata u ndanë. Disa kohë më vonë, ai u martua me një vajzë tjetër, nga një shtresë e mesme. Natën e martesës i dorëzoi letrën, sipas porosisë së babait. E njëjta gjë ndodhi.
Shtyp hape.siren rekl.amuese më poshtë dhe shikoni lajmin e plotë:





Një pëllëmbë të mirë fytyrës dhe kërkesa për shkurorëzim. “Eh ç’më gjeti belaja”, tha ky vllai. Kaluan disa kohë dhe sërish gjeti një vajzë të tretë, nga një rreth i njohur miqësie. Natën e martesës i tha: Para se të më gjykosh, lexoje një herë këtë letër pasi është amaneti i babait tim! E lexoi dhe dy lot iu shkëputën nga sytë. Këtë e pasoi pëllëmba dhe fjalët: Më shkurorëzo pa e zgjatur fare muhabetin. U ndanë.
U zu ngushtë nga e gjitha kjo. Hall të respektonte amanetin e babait, hall se deri tani e kishte ndarë nga tre gra. Vendosi të marrë aeroplanin dhe të nisej për udhëtim jashtë shtetit. Atje mund të gjente ndonjë vajzë, do i jepte letrën, nuk do e kuptonte dhe kështu do të martoheshin. Teksa udhëtonin në aeroplan, atij i erdhi një mendim:





T’ia jepte letrën stjuardesës që ta lexonte. Ajo do i tregonte se çfarë gjendej e shkruar aty. Ashtu bëri. “Më falni, por a mund të ma lexoni pak këtë letër?”, iu drejtua ai gjithë etikë stjuardesës. Ajo e lexoi, i rrodhën dy pika lot, i dha një pëllëmbë fytyrës dhe i tha: Më mirë hidhu nga aeroplani sesa të vazhdosh më tej! “Çfarë thuaj moj, dhe këtë kam mangut unë”, iu hakërrye.
Por në ato çaste, e rrëmbeu zemërimi. Mori letrën nga dora e stjuardesës, u drejtua nga dera anësore e aeroplanit, e hapi dhe u hodh. Teksa binte poshtë, mendimi që i erdhi në mendje ishte: E përse të mos e hap tani letrën? I mbaruar që i mbaruar jam, të paktën do të lexoj çfarë ka shkruar im atë, që ma nxiu jetën deri tani! Ashtu bëri. E hapi letrën. Por…





Me ta hapur, akoma pa lexuar as dhe fjalën e parë, letra i shpëtoi nga dora. Sigurisht që ai ndërroi jetë. Por u largua nga kjo botë me një brengë të madhe në zemër që nuk e lexoi dot letrën. Me brengë në zemër la dhe lexuesit e faqes mësimi, të cilët kurrë nuk e kuptuan çfarë ishte shkruar në letër. Nëse i bie ndokujt në dorë, është i lutur të bëjë një koment dhe të na tregojë çfarë ishte shkruar në letër…
Mësimi:Kurioziteti i madh të harxhon kohë, të harxhon energji dhe nuk të shpie gjëkundi. Ky postim ishte më shumë për tu argëtuar, unë e lexova në një portal, më pëlqeu dhe vendosa ta ndaj me ju miq. Gjithsesi, ju lutem të mos e merni për ters, mos të më flisni rëndë, thjesht buzëqeshni dhe më uroni një ditë të mbarë…